Adoleshenti britanik që u bë milioner nga hakerimet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 16-vjeçar nga Oksfordi është akuzuar si një prej liderëve të grupit të krimit kibernetik “Lapsus”.

Adoleshenti kishte grumbulluar një pasuri prej 14 milionë dollarësh duke hakuar dhe u zbulua nga hakerët rivalë, shkruan BBC.

Policia e Londrës tha se kishte arrestuar 7 adoleshentë, por nuk tregoi nëse 16-vjeçari është pjesë e tyre.

Me pseudonimin “White” ose “Breachbase”, adoleshenti i cili ka autizëm mendohet të jetë pas grupit famëkeq të hakerëve “Lapsus$”.

Është një grup i ri, por që mori vëmendje të madhe pas disa sulmeve kibernetike ndaj kompanive gjigante si Microsoft.

Babai i djaloshit tha se nuk kishte pasur fare dijeni dhe se mendonte që djali i tij luante video lojëra.

 “Ne jemi përpjekur në mënyrë të vazhdueshme që ta largojmë nga ekranet e kompjuterit ku qëndronte me orë të tëra”, deklaroi ai.

Share This Article