Adoleshenti hidhet në ujin e akullt të liqenit për të shpëtuar një 83-vjeçar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një adoleshent në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është hedhur në ujin e akullt të një liqeni të ngrirë për të shpëtuar një burrë të moshuar.

Pamjet e filmuara me dron tregojnë momentin kur 83-vjeçari u shpëtua nga uji i akullt në një liqen në Iowa nga një 17-vjecar.

Sipas raportimeve, Joe Salmon u fut nga dritarja e Jeep-it me të cilin i moshuari u fut në ujërat e liqenit East Okoboji. Pas u “zhduk” për disa sekonda, ai arriti që ta thyente dritaren me një thikë.

Në fillim ai nxori qenin e të moshuarit dhe më pas ndihmoi shoferin. Salmon ishte me të ëmën pranë liqenit në momentin kur Jeep-i kaloi përpara tyre dhe akulli poshtë automjetit u thye.

Pa u menduar shumë, Joe hoqi çizmet dhe u fut në ujë për të ndihmuar të moshuarin.

“Nuk e mendova shumë,” tha ai për The Washington Post. “Doja të sigurohesha që ai do të shpëtonte, që do ta nxirrja jashtë…E vetmja gjë që mendoja ishte që duhej të veproja sa më shpejt.”

Në ndihmë të adoleshentit erdhën dhe qytetarë të tjerë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes. Sa i përket të moshuarit, ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article