Aeroplanmbajtësja amerikane “George HW Bush” lundron drejt Pireut, hera e dytë në tre muaj (VIDEO)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aeroplanmbajtësja amerikane “George W Bush” ka lundruar drejt Pireut të Greqisë, mëngjesin e sotëm.

Aeroplanmbajtësja, e cila transporton rreth 7000 persona, shoqërohet nga një fregatë e marinës dhe një nëndetëse.

Aeroplanmbajtësja amerikane me energji bërthamore USS George Hw Bush (CVN-77), e cila është pjesë e forcës së Flotës së 6-të amerikane, lundroi në portin e Pireut mëngjesin e sotëm.

Aeroplanmbajtësja, e cila mban 7000 persona, do të qëndrojë në det, e shoqëruar nga një fregatë dhe një nëndetëse e Marinës, deri të hënën, më 6 shkurt.

USS George Bush është aeroplanmbajtësja e dhjetë dhe e fundit e klasit Nimitz e ndërtuar në vitin 2009 dhe e emëruar pas George Bush Sr., presidenti i 41-të i SHBA-së i cili ishte pilot luftarak në Luftën e Dytë Botërore.

Kjo është hera e dytë në më pak se tre muaj që kjo aeroplanmbajtëse ankorohet në një port grek. E para ishte në fillim të tetorit të kaluar, në portin e Soudës.

https://youtu.be/E3OwOlf785g?t=1
Share This Article