Aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit përgatiten për hapje, pritet vendimi i autoriteteve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
mde

TAV Maqedoni po përgatitet për hapjen e aeroporteve në Maqedoni dhe janë duke pritur datë të saktë dhe vendim nga institucionet kompetente, që janë në koordinim me autoritetet ndërkombëtare ajrore.

Informacionin zyrtar nga Qeveria e presin edhe avio-kompanitë në mënyrë që t’i planifikojnë fluturimet nga Shkupi dhe Ohri.

“Përgatitemi për rihapjen e dy aeroporteve, edhe pse nuk kemi datën e saktë, për shkak se presim infraction zyrtar nga Qeveria”, thotë për AIM, Alper Ersoj, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Destinacionet dhe dendësia e flurimeve sivjet do të varret edhe nga organizimi i brendshëm dhe vendimet e avio-kompanive, për shkak se ata, si pjesë e avio-biznesit janë goditur më së shumti nga coronavirusi dhe pas hapjes së aeroporteve, komunikacioni ajror nuk do të ketë rritje për arsye se njerëzit frikësohen të udhëtojnë me aeroplan shkaku i coronavirusit.

Share This Article