Afati për regjistrim të mërgatës skadon më 31 gusht, MPJD i fton të regjistrohen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanë mbetur edhe pak ditë që të përmbyllet afati i regjistrimit për diasporën, afati do të mbyllet zyrtarisht më datën 31 gusht.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) me anë të videoje ka bërë thirrje që qytetarët të regjistrohen.

“Të dashur mërgimtarë, ju ftojmë të bashkoheni në procesin e regjistrimit të mërgatës, i cili është i hapur deri më 31 gusht”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Ndryshe, deri tani në procesin e regjistrimit të popullsisë janë regjistruar mbi 600 mijë qytetarë që jetojnë jashtë Kosovës.

Share This Article