Afera ‘Partizani’/ SPAK kërkon ‘arrest në shtëpi’, GJKKO shpall sot vendimin për Sali Berishën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

TIRANË– Gjykata e Posaçme pritet të vendosë sot për kërkesën e SPAK për caktimin e masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për ish-kryeministrin Sali Berisha, në hetim për aferën ‘Partizani’. Vendimi pritet të jepet në orën 15:00, ndërsa seanca e një dite më parë u shty pasi avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Ditën e sotme, një tjetër gjyqtare e GJKKO do të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të Berishës për përjashtimin e Gjokës, ndërsa më pas pritet të dilet me vendimin nëse Berisha do të ‘izolohet’ brenda shtëpisë me police tek dera, apo jo.

Kujtojmë që, kërkesa e parë për përjashtimin e gjyqtares Gjoka u rrëzua dje nga gjyqtarja Rudina Palloi. Por, avokati Gjokutaj kërkoi për së dyti përjashtimin e gjyqtares, pas disa kërkesave, futja e mediave në sallë, dërgimi i çështjes në Kushtetuese, që sipas tij, gjyqtarja i hodhi poshtë arbitrarisht.

Share This Article