Afganët e parë largohen nga Gjermania për në SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aeroplan me qytetarët afganë që kërkonin “viza speciale emigrimi” amerikane është nisur nga baza ajrore amerikane në Ramstein, Gjermani, në rrugën drejt SHBA-së.

Një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, duke folur në kushte anonimiteti, u tha gazetarëve se ky ishte fluturimi i parë i emigrantëve afganë drejt Shteteve të Bashkuara për t’u larguar nga një vend pritës.

Zyrtari shtoi se SHBA-ja priste që këto fluturime të rriteshin pasi hapën tetë qendra tranziti.

“Këtu të evakuuarit afganë do të vendosen përkohësisht pasi kontrollohen dhe përgatiten për t’u dërguar në SHBA”, tha ai.

Zyrtari gjithashtu mohoi raportimet se vetëm amerikanët po lejoheshin të lëviznin përmes pikave të kontrollit jashtë aeroportit të Kabulit.

Share This Article