ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Inter mposhti Cagliari 2-0 në transfertë. 46 minutes ago
Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë 9 hours ago
Brighton befasuan Chelsea-n me fitoren 3-1 në Stamford Bridge 10 hours ago
Crystal Palace befasoi Liverpoolin me fitore 2-1 10 hours ago
Atletico shokuese ndaj Realit, fiton 5-2 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Afganët në Shqipëri, Rama për median franceze: Nuk presim favore nga Uashingtoni, jemi vend mikpritës

albnews by albnews
25 September, 2021
in Albania
0
Mësues, përkthyes dhe gazetarë, kush janë 275 afganët që erdhën në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama nga Nju Jorku ka dhënë një intervistë për televizionin francez TV5monde. Në bisedën e shkurtër me gazetaren franceze, kreu i qeverisë u është përgjigjur një sërë pyetjesh në lidhje me të ardhmen evropiane të vendit, eksodin e popullsisë dhe pritjes së refugjatëve nga Afganistani.

I pyetur nëse Shqipëria po përpiqet që të fitojë favore nga Uashingtoni duke strehuar të paktën 4,000 refugjatë afganë, Edi Rama tha se kërkesa për strehimin e tyre nuk erdhi nga qeveria amerikane por nga organizata humanitare në SHBA.

RelatedPosts

Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike.

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares që po gjykonte procesin ndaj tij, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

Siç është shprehur dhe herë të tjera, kryeministri theksoi se Shqipëria është një vend që historikisht e ka treguar që hap dyert për ata që kanë nevojë.

Ndërsa i pyetur për krizën aktuale të nëndetëseve mes Francës dhe SHBA-ve, Rama preferoi të qëndronte asnjëanës duke thënë se është i bindur se dy presidentët Macron dhe Biden mund ta zgjidhin fare mirë me aftësitë e tyre dialoguese.

Kriza transatlantike ka një vend në OKB për çështjen e nëndetëseve.  Si vend evropian i lidhur shumë me SHBA, në cilën anë qëndron Shqipëria, me Francën apo me Uashingtonin?

“Ne jemi vërtet aleatë krenarë të SHBA, por jemi gjithashtu miq shumë krenarë të Francës dhe nuk hyjmë në këtë lloj krize. Sepse nga njëra anë nuk mund të bëjmë asgjë për ta zgjidhur dhe nga ana tjetër jam i sigurt se nëpërmjet presidentit Macron dhe presidentit Joe Biden ka mjaft aftësi për të dialoguar.” 

Pyetjes që lidhej me fatin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian, kreu i qeverisë iu përgjigj se në vend tashmë pandëshkueshmëria nuk është normë dhe se po bëhen reforma e po luftohet korrupsioni.

Po jua përsëris pyetjen, a është Shqipëria e pajtueshme me Evropën, në varësi të asaj çka ju kërkon Brukseli?

“Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë, dhe fakti që ka njerëz nga pushtete të forta që kanë dalë para gjykatave dhe janë dënuar, flet vetë. Po bëjmë një luftë të hapur kundër korrupsionit, po bëjmë një luftë të hapur për shtetin e të drejtës dhe dua të shtoj edhe luftën kundër trafikut të drogës; së pari nuk jemi një përjashtim në Evropë, së dyti  po të flasim për sasi, jemi ndër vendet me sasinë më pak të konsiderueshme dhe së treti kemi bërë përparime shumë të rëndësishme edhe në këtë drejtim.” /

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Inter mposhti Cagliari 2-0 në transfertë.

Inter mposhti Cagliari 2-0 në transfertë.

28 September, 2025
Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë

Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë

27 September, 2025
Brighton befasuan Chelsea-n me fitoren 3-1 në Stamford Bridge

Brighton befasuan Chelsea-n me fitoren 3-1 në Stamford Bridge

27 September, 2025
Crystal Palace befasoi Liverpoolin me fitore 2-1

Crystal Palace befasoi Liverpoolin me fitore 2-1

27 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result