Afganët që punuan për forcat britanike, do të zhvendosen në MB

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zhvendosja e qindra afganëve në Mbretërinë e Bashkuar (MB), të cilët kanë punuar për ushtrinë dhe qeverinë britanike, thuhet se do të përshpejtohet, ndërsa forcat e huaja largohen nga vendi.

Politika e Zhvendosjeve dhe ndihmës afgane filloi këtë vit, duke lejuar afganët, të cilët kryesisht punonin si përkthyes, të vendoseshin në Britani.

Tashmë më shumë se 1 mijë e 400 afganë dhe familjet e tyre janë zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa qindra të tjerë kanë marrë fonde për arsimim dhe trajnim.

Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka aprovuar një përshpejtim të skemës së zhvendosjes mes frikës për sigurinë e atyre që ndihmuan Britaninë e Madhe (MB), ndërsa trupat ndërkombëtare përgatiten të largoheshin nga Afganistani.

Përfshirë anëtarët e familjes së punëtorëve, rreth 3 mijë afganë të tjerë pritet të vendosen në MB.

Wallace i tha BBC-së se ishte “e drejta e vetme” për të përshpejtuar programin, ose përndryshe ata që u zhvendosën mund të “rrezikojnë nga hakmarrjet” nga Talibanët.

Çështja ka qenë në qendër të vëmendjes, që kur forcat britanike përfunduan operacionet luftarake në Helmand në 2014-ën.

Skemat e mëparshme kanë përfshirë kritere të rrepta se kush mund të aplikonte për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe konsideruan faktorë të tillë, si kohëzgjatja e shërbimit dhe rolet e tyre.

Politika e re e qeverisë thotë se çdo personeli aktual ose ish-të punësuari në vend, që vlerësohet të jetë nën kërcënim serioz për jetën, do t’i ofrohet zhvendosja me përparësi në Britani, pavarësisht nga statusi i tyre i punësimit, niveli, roli ose kohëzgjatja e shërbimit, raportoi BBC.

Share This Article