Afgani pret damarët, avioni ulje të detyruar në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një avion i linjës Lion-Stamboll ka bërë ulje urgjente në aeroportin e Rinasit në Tiranë pasi një afgan, i cili ndodhej në bord ka prerë damarët gjatë fluturimit.

Pasi avioni i modelit “Boeing 737” është ulur në Rinas, janë njoftuar shërbimet e emergjencës të cilët e kanë dërguar afganin në spitalin e Traumës.

Sipas bluzave të bardha, ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Referuar burimeve, afgani ishte i pajisur me pasaportë franceze.

Afgani po merr shërbimin mjekësor në spitalin e Traumës, ndërsa akoma nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti nga ana e tij.

Ndërkohë, udhëtarët e tjerë kanë vijuar fluturimin për në Stamboll pas uljes emergjente në aeroportin e Rinasit.

Share This Article