Afrika Jugore tenton ta zhvillojë vaksinën për të varfrit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nëpër depo të kthyera në dhoma të sterilizuara, ku shkencëtarët në Afrikën e Jugut po mundohen të replikojnë vaksinën e koronavirusit me qëllim që të mund të përdoret në mbarë Afrikën Jugore dhe për popujt më të varfër të botës.

Në këta laboratorë të improvizuar, shkencëtarët po përpiqen që të realizojnë misionin e tyre të madh në kohën kur bota po përballet me pabarazi të madhe gjatë procesit të shpërndarjes së vaksinave kundër COVID-19.

Shkencëtarët po mundohen të replikojnë modelin e vaksinës “Moderna” kundër koronavirusit. Krejt procesi po zhvillohet nën mbikëqyrje dhe mbështetje të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Mungesa e qasjes në vaksina për shtetet e varfra ka spikatur pabarazinë e madhe ndërmjet shteteve, duke ngjallur kritika të ashpra kundër vendeve të pasura.

Share This Article