Afrika regjistroi mbi 95 mijë raste me COVID-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas të dhënave më të fundit, numri i të vdekurve në kontinent u rrit në 2.997, ndërsa 38.075 persona u shëruan

Numri i pacientëve me COVID-19 në Afrikë ka arritur në 95.201, bënë të ditur sot Qendrat e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave më të fundit, numri i të vdekurve në kontinent u rrit në 2.997, ndërsa 38.075 persona u shëruan.

Afrika Veriore regjistroi 30.100 raste me viruse, Perëndimore 26.200, Jugore 19.400, Lindore 10.100 dhe Afrika Qendrore 9.400 raste.

Ashtu sikurse numri i të prekurve, Afrika Veriore madje ka edhe vdekjet më të larta, 1.500, Perëndimore 554, Jugore 359, Qendrore 304 dhe Afrika Lindore 284.

Në mënyrë të ngjashme, 13.000 pacientë u shëruan në Afrikën Veriore ndërsa në atë Perëndimore 10.100, Jugore 9.400, Lindore 3.000 dhe Afrikën Qendrore 2.600.

Afrika e Jugut ka numrin më të madh të rasteve në kontinent me 18.000 ndërsa Egjipti në Afrikën Veriore regjistroi 14.200, Algjeria 7.500, Maroko 7.100 dhe Tunizia 1.000 raste.

Por, sa i përket numrit të vdekjeve, Egjipti regjistroi 680 viktima, dyfish më shumë se Afrika e Jugut me 339.

Nigeria ka më së shumti vdekje që lidhen me virusin në Afrikën Perëndimore, 200, e ndjekur nga Nigeri 58, Mali 55, Burkina Faso 52, Sierra Leone 34, Gana 31, Senegali 30, Bregu i Fildishtë 29, Liberia 23, Guinea 18 dhe Togo 12, me pjesën tjetër që shënuan më pak se 10 vdekje.

Në Afrikën Lindore, Sudani regjistroi 121 vdekje, Somalia 61, Kenia 50, Tanzania 21, Mauritiusi 10 dhe pjesa tjetër më pak se 10 vdekje.

Share This Article