ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump 10 hours ago
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h 10 hours ago
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja? 10 hours ago
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos 13 hours ago
CDI miraton rezolutën që cilëson Shqipërinë “narko-shtet”, Berisha falënderon: E bëjmë këtë jo vetëm për kombin tim, por edhe për sigurinë e rajonit 13 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Afro 50 hektarë tokë në Bjeshkët e Rugovës u përfshinë nga zjarri

albnews by albnews
31 July, 2021
in Kosova
0
Afro 50 hektarë tokë në Bjeshkët e Rugovës u përfshinë nga zjarri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rreth 50 hektarë tokë në parkun Nacional Bjeshkët e Nemuna, konkretisht në fshatin Shtupeq në Rugovë, janë përfshirë nga zjarri i madh i cili ishte shfaqur në mesditën e së premtes.

Zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Nehat Koçinaj ka thënë se nga orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, janë në gatishmëri të gjitha kapacitetet vendore në mënyrë që të eliminohet menjëherë zjarri i cili mund të riaktivizohet pas shuarjes që i ishte bërë të premten.

RelatedPosts

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron përmbytje të mundshme në disa pjesë të Kosovës

“Sot nga orët e mëngjesit të hershem në veprim janë të gjitha kapacitetet vendore të cekura më lartë, me veprim të eliminohet rreziku i riaktivizimit të zjarrit. Dëmi i përafërt -para vlerësuar përfundimisht konsiderohet deri ne 50 ha sipërfaqe të përfshira. Vlerësimi përfundimtar bëhet pasi të përfundojë plotësisht rreziku për riaktivizim të zjarrit”, ka thënë Koçinaj.

Image
Ekipet e reagimit në gatishmëri për riaktivizim të zjarrit

Sipas tij, gjatë ditës së premte Njësitë e Zjarrfikësve, ato të FSK-së dhe Policisë nuk kanë arritur ta bëjnë shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thepisur dhe pa qasje për shuarje nga toka.

Ai ka thënë se shuarja e zjarrit u bë e mundur falë ndihmës së ofruar nga KFOR-i i cili kishte vënë në dispozicion helikopterët për ta bërë këtë.

“Ne gatishmëri për reagim në situatë ishin ngritur edhe njësia e FSK me 28 pjesëtarë, të parkut nacional me 12 pjesëtarë, dhe pjesëtarë të NJSU – Policisë së Kosovës janë në veprim me kapacitetin e tyre. Përpjekjet për ta vënë nën kontroll zjarrin ishin të pa mjaftueshme shkaku i terrenit të thepisur dhe pa qasje për shuarje nga Toka. Andaj në koordinim me QO AME gjegjësisht QO MPB përcillet kërkesa në Qendrën e Situatave në Sekretariatin e Këshillit te Sigurisë së Kosovës për ndihmë me helikopter të KFOR- it. Ndihma u ofrua nga njësia e KFOR dhe zjarri përkohësisht u stabilizua deri në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme”, është shprehur ai.

Shuarjen e zjarrit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejë, Fadil Gashi ka thënë për KOHËN se në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, FSK-ja, Zjarrfikësit dhe KFOR-i.

“Po, zjarri ka përfshi një pjesë të Malit të Rugovës, saktësisht te fshati Shtupeq i Madh. Zjarri ka qenë i përhapur në shtatë vatra, por thuajse është lokalizuar tashmë. Zjarri ka filluar para dy ditësh, por falë intervenimit tashmë është larguar rreziku. Gjatë gjithë ditës së djeshme në vendngjarje kanë qëndruar FSK-ja, Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit. Policia hedhur topa uji për të shuar zjarrin, ndërsa edhe KFOR’i ka ardhur në ndihmë me helikopterë. Zjarri ende nuk është shuar tërësisht dhe njësitet relevante po merren me rastin. Rruga për në Shtupeq është e bllokuar për qytetarë dhe mund të kalojnë vetëm zyrtarët e institucioneve kompetente”, ka thënë Gashi.

Ai u ka bërë apel qytetarëve që dalin në bjeshkët e Pejës dhe Istogut që të kenë kujdes maksimal, meqenëse thotë se zjarret mund të ndizen shumë lehtë shkaku edhe i temperaturave të larta.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

23 November, 2025
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

23 November, 2025
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

23 November, 2025
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result