Afrohet lija e majmunit, një turist britanik i infektuar në Greqi

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në spitalin Attikon të Athinës  janë shtruar prej të shtunës në mbrëmje një shtetas britanik dhe partnerja e tij pasi dyshohet se janë infektuar më linë e majmunëve .

29 vjeçari me kombësi rumune që jeton në Londër dhe ndodhej  për pushime në Kefaloni me të dashurën e tij e cila është asimptomatike, ka shfaqur simptomat e sëmundjes që po shqetëson planetin  dhe menjëherë është dhënë alarmi.

Ata janë transportuar drejt Athinës, me një avion  C-130 të  Forcave Ajrore të shoqëruar nga stafi mjekësor, të  veshur me uniformat speciale që i ka vendosur pacientët brenda kapsulave speciale sterile të transportit dhe izolimit.

Çifti është nën kujdesin e grupit të mjekëve të profesorit Sotiris Tsiodras, kreu i ekipit të shkencëtarëve që do të trajtojnë rastin e parë të sëmundjes e cila me sa duket është shfaqur  në Kefaloni të Greqisë.

Organizmi Kombëtari i Shëndetit Publik ka marrë mostrat për ekzaminim konfirmues, të cilat janë dërguar në laboratorin e referencës të Selanikut dhe rezultatet do të jenë të disponueshme të hënën.Nga ky qytet kreu i kompanisë Pfizer Albert Burlas që është emëruar  president nderi i Shoqatës së Miqësisë Greko-Izraelite  i pyetur për linë e majmunëve ka minimizuar rrezikun që paraqet të paktën në këtë moment.

“Kisha mundësinë më bashkëpunëtorët e mi nga momenti i parë që u bë e ditur ta shikonim dhe konkluduam se tani për tani nuk shqetësohemi për linë e majmunëve  dhe besoj se qëllimi i të gjithëve në këto momente është përballja me pandeminë e koronavirusit. “- tha Albert Burlas CEO i Pfizer

Autoritetet shëndetësore greke deklarojnë gjithsesi se janë në gatishmëri të lartë. Ato bëjnë bën me dije se rreziku për popullatën e përgjithshme është i ulët, por kanë marrë edhe të gjitha masat për zbulimin në kohë të infeksioneve të mundshme.

Bazuar në të dhënat e deritanishme epidemiologjike sipas tyre, sëmundja është zakonisht e lehtë dhe vetë kufizuese, me transmetueshmëri të ulët. Një masë paraprake bazë është shmangia e kontaktit me njerëzit që kanë probleme të lëkurës.

Share This Article