ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 9 hours ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 9 hours ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 9 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 9 hours ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Agjencia e Sigurisë së Ilaçeve: Asnjë efekt anësor nga vaksina AstraZeneca

albnews by albnews
15 March, 2021
in Bota
0
Agjencia e Sigurisë së Ilaçeve: Asnjë efekt anësor nga vaksina AstraZeneca
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Franca ka marrë 316 800 doza të vaksinës antiCOVID-19 AstraZeneca, gjysma e të cilave janë administruar dhe pa të dhëna që tregojnë vdekje ose raste të mpiksjes së gjakut, sipas shifrave të reja të Agjencisë franceze për Sigurinë e Ilaçeve (ANSM), shkruan Hannah Thompson, në një artikull të botuar në faqen online të së përmuajshmes franceze “The Connexion”.

“Nuk ka pasur ndonjë vdekje ose reaksion të rëndë në Francë ndaj grupit të fundit të dozave të vaksinës Oxford/AstraZeneca”, raportoi agjencia franceze e sigurisë së ilaçeve (ANSM), ndërsa publikoi shifrat e saj më të fundit mbi efektet anësore të vaksinimit Covid-19.

RelatedPosts

Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

Vajza e Putinit qëndron pas fushatës për të rrëzuar ministrin e jashtëm Sergei Lavrov – zbulohet qëllimi i saj

Studimi: Terapia gjenetike mund të ulë përgjithmonë kolesterolin e lartë

“Agjencia Europiane e Barnave (EMA) vazhdon të rekomandojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca në Europë, të cilën ANSM e mbështet”, shtoi agjencia.

“Në këtë fazë, asgjë nuk tregon se ekziston një problem specifik me grumbullin ABV5300, as që vaksinimi shkakton efekte që nuk shfaqen në listën e efekteve anësore të kësaj vaksine”, vazhdohet në deklaratë.

Në përgjithësi, shifrat e ANSM tregojnë se deri më 4 mars, 454 545 doza të AstraZeneca-s janë dorëzuar në Francë, me raporte të efekteve anësore të padëshirueshme pas 3 013 injeksioneve, më pak se 1% (0,66%).

Kjo është pak më e lartë se shifrat e raportuara për vaksinat e tjera, si Pfizer/BioNTech, që ka regjistruar efekte anësore të raportuara pas 0,19% të injeksioneve dhe Moderna pas 0,12% të tyre.

Dy të tretat e efekteve anësore të raportuara për vaksinën AstraZeneca konsiderohen “joserioze”, përfshirë dhimbje në vendin e injektimit dhe disa ethe.

Në raste më të rralla, rreth 10% e efekteve anësore të raportuara përmendën të përziera ose të vjella, dhimbje koke dhe marrje mendsh.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha sërish këtë javë se nuk ka asnjë arsye për të mos përdorur vaksinën “AstraZeneca”.

ANSM ka shënuar “një rast tromboze” nga 454 545 doza “AstraZeneca” të administruara deri më tani në Francë, që është më e ulët se rreziku kombëtar i trombozës pa vaksinë, që aktualisht është një në 300 000 persona.

Mjekët në Francë kanë botuar sot një letër të hapur në “Le Journal du Dimanche”, duke i bërë thirrje publikut që të mos ketë frikë nga marrja e një vaksine, përfshirë atë “AstraZeneca”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result