“Disa” agjenci federale të qeverisë në SHBA, janë goditur nga një sulm kibernetik global, i cili shfrytëzon një dobësi në një softuer që përdoret gjerësisht.
Agjencia e SHBA-së për Sigurinë Kibernetike dhe Sigurinë e Infrastrukturës “po ofron mbështetje për disa agjenci federale, të cilat kanë pësuar cënime që kanë ndikuar në aplikacionet e tyre MOVE-it”,- tha Eric Goldstein, ndihmës drejtor ekzekutiv i agjencisë për sigurinë kibernetike, në një deklaratë të enjten për CNN.
“Ne po punojmë shumë për të kuptuar ndikimet, si dhe për të siguruar riparimin në kohë të shpejtë.”
Nuk ishte e qartë nëse hakerat përgjegjës për ndërhyrjet në agjencitë federale, ishin një grup ransomware që fliste rusisht dhe që u ka kërkuar para shumë viktimave.
Një zëdhënës i CISA nuk kishte komente kur CNN e pyeti se kush e kreu hakimin e agjencive federale dhe sa prej tyre janë prekur.
Agjencitë ishin shumë të shpejta për të mohuar se ishin prekur nga hakerimi. Administrata e Sigurisë së Transportit dhe Departamenti i Shtetit thanë se nuk ishin viktima të hakimit. CNN