Ish-e dashura e zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal ka treguar se në nëntor të vitit 2021 në pragun e shtëpisë së saj u shfaqën dy agjentë të FBI-së, të cilët mbanin me vete foto të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama së bashku me Charles Mcgonigal. Në një rrëfim të detajuar për median amerikane Bussines Insider, Allison Guerriero tregon detaje kompromentuese për ish-të dashurin e saj, i cili u arrestua pasi dyshohet se ka marrë para nga oligarku rus Oleg deripaska dhe nga shqiptaro-amerikani Agron Neza pas vizitave që kishte bërë në Shqipëri.
Agjentët e FBI me foton e Edi Ramës në duar
Allison tregoi se kishte pasur një ndarje të vështirë me McGonigal, i cili e kishte mbajtur me shpresë se do të divorvohej me të shoqen, gjë që nuk ndodhi kurrë.
Pas ndarjes, Allison Guerrero tha se kishte kaluar momente të vështira dhe për t’u hakmarrë i kishte shkruar shefit të zyrës së FBI-së në Neë York, ëil Liam Sëeeney. Në emailet e hakmarrjes, ajo i kërkonte shefit të FBI-së në zyrën e Nju Jork të hetonte për marrëdhëniet mes McGonigal dhe Edi Ramës. Pak kohë më pas, mori një vizitë nga agjentët e FBI-së.
“Pavarësisht, në nëntor 2021, FBI po e hetonte McGonigal. Dy agjentë u shfaqën në derën e Guerriero-s, thotë ajo, i treguan asaj një foto të McGonigal me kryeministrin shqiptar dhe e intervistuan për ndërveprimet e tyre. Ajo gjithashtu mori një thirrje nga juria e madhe që kërkonte të gjitha komunikimet e saj me McGonigal, si dhe informacione për çdo “pagesë ose dhuratë” që ai mund t’i ketë dhënë asaj” shkruan Bussines Insider.
Kuptohet se Edi Rama ka qenë pjesë e hetimit të FBI-së pasi takimet dhe vizitat e McGonigal në Shqipëri nuk u deklaruan asnjëherë, siç e kërkon ligji amerikan. Në anën tjetër, McGonigal e takoi Ramën bashkë me Agron Nezën, që i ka dhënë një shumë të konsiderueshme parash, pasi FBI nisi një hetim në dëm të Lulzim Bashës, kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Materialet e hetimit të FBI dolën nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë.
Jeta e luksit e McGonigal në kontradiktë me versionin e parave “borxh”
Shumat e parave që qarkullonte McGonigal kanë qenë të konsiderueshme, sipas rrëfimit të ish të dashurës së tij. Madje në shkrimin e Insider, Allison ka përshkruar me detaje një situatë në lidhje me një sasi parash cash që mbante McGonigal dhe që e ka habitur.
“Një mëngjes në tetor 2017, Allison Guerriero vuri re diçka të pazakontë në dyshemenë e apartamentit të të dashurit të saj në Park Slope, Brooklyn: një çantë plot me para. Atje, pranë këpucëve të tij, ishte një nga ato lloj qesesh që të japin dyqanet e pijeve. Brenda kishte tufa me kartëmonedha, prerje të mëdha të lidhura me shirita gome. Nuk dukej si diçka që ai duhej të mbante me vete. Në fund të fundit, i dashuri i saj, Charles F. McGonigal, mbante një nga postet më të larta dhe më të ndjeshme në FBI.
“Nga dreqin doli kjo?” pyeti ajo.
“Oh, të kujtohet ajo loja e bejsbollit?” u përgjigj McGonigal, sipas kujtimeve të Guerriero. “Vura një bast dhe fitova”.
Gazetarët e Insider raportojnë se ndeshja kur Indians mundën Yankees në dy lojë rresht u zhvilluan në datat 5 dhe 6 Tetor të 2017. Por sipas tyre, data 5 Tetor të 2017 është dita kur McGonigal mori 80 mijë dollarë nga Agron Neza në një makinë të parkuar në një restorant.
Tani Allison nuk beson më se ato para ishin fituar në ndonjë bast.
Versioni i Agron Nezës dhe ai i Charles McGonigal është se ato para (gjithsej 225 mijë dollarë) iu dhanë borxh agjentit të FBI-së. Versionin se ato para janë borxh, e mbështeti edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Por ky version lëkundet nga rrëfimet e Allison, që tregon se qiraja e McGonigal ishte e ulët, por shpenzimet e tij ishin të larta.
“Ai e kishte joshur Allison në restorante të shtrenjta. I kishte bërë asaj dhurata në para cash – 500 dollarë ose 1000 dollarë – për ditëlindjen e saj dhe për Krishtlindje. Një herë madje kishte bërë shaka se letrat e divorcit me të shoqen do t’ia dhuronte në kornizë për Krishtlindje, por ato letra nuk u firmosën kurrë. Ai e çoi për të parë ndeshjet e hokejit të Neë Jersey në një dhomë private. Ajo kujton se McGonigal një herë dha një kartëmonedhë prej njëqind dollarësh një lypësi në rrugë. “Unë jam pak më mirë se ai. Mund të bëj edhe pa njëqind dollarë” kujton Guerriero fjalët e McGonigal, pasi ajo u shpreh e habitur nga veprimi i tij”. shkruan Insider.
Gazetarët e Insider llogarisin se McGonigal fitonte afërsisht 300,000 deri në 350,000 dollarë në vit, duke përfshirë bonuset vjetore. “Ai tha se duhej të fitonte më shumë para”, shprehet Allison, e cila ishte ende në marrëdhënie me McGonigal kur u largua nga FBI. “Ai kishte dy fëmijë për t’i çuar në kolegj” ka treguar ajo.