Agjentët e FBI-së përdorën foto të kolegeve si karrem për sulmuesit seksualë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka zbuluar se agjentët e FBI-së kanë përdorur fotografi të stafit të gjinisë femërore të kësaj agjencie si karrem për sulmuesit e mundshëm seksualë.

Sipas një raporti mbikëqyrës, pjesëtarët mbështetëse të stafit nuk ishin të certifikuara për të punuar në role të kamufluara në këtë mënyrë.

Në raport thuhet se fotografitë e përdorura për këtë qëllim kanë mundur ta vendosin stafin në rrezik, shkruan BBC.

FBI-ja reagoi ndaj këtij raporti duke i pranuar të gjeturat. Agjencia pritet t’i ndryshojë politikat e veta për këtë çështje dhe të zbatojë udhëzime të reja.

Raporti nuk saktësoi se sa e përhapur ka qenë kjo praktikë dhe nuk i akuzoi agjentët se i kanë përdorur fotografitë e kolegeve pa i informuar ato.

Stafi mbështetës ishte i veshur dhe pamjet e fytyrës ishin të hijezuara në fotografitë e përdorura, por raporti theksoi se fotografitë përsëri kanë mundur të kopjohen ose të shpërndahen, duke e vendosur stafin në rrezik për t’u bërë viktima të shkeljeve seksuale.

Të gjeturat erdhën pas një hetimi rreth një rasti për të përcaktuar nëse një agjent kishte raport të palejuar me një kolege. Sipas raportit të Departamentit të Drejtësisë, ky agjent kishte kërkuar fotografi provokuese të punëtores për t’i përdorur në operacionet e kamufluara në internet.

Share This Article