Agjenti i Lewandowskit: S’na plas për para, Bayerni e kaluara! Duan ta mbajnë me zor? Ta provojnë…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bayern Munchen nuk heq dorë lehtë nga Robert Lewandowski. Pavarësisht dëshirës së golashënuesit më të mirë të historisë së Bundesligës për t’u transferuar te Barcelona një vit përpara përfundimit të kontratës, drejtuesit e klubit gjerman nuk duan ta konsiderojnë fare si mundësi.

Agjenti i bomberit polak, Pini Zahavi nuk ka duruar më dhe ka kërcënuar Bayernin në prononcimin për Bild. “Robert dëshiron të largohet këtë verë. Ta dini: askujt prej nesh nuk i plas për para. E vërteta është se ai nuk është ndjerë i respektuar nga klubi në muajt e fundit.

Tashmë është një histori Bayerni për të. Ai ka mundësinë të shkojë në klubin ku ka ëndërruar gjithmonë të luajë (Barcelona). Drejtuesit nuk na kanë bërë asnjë propozim në lidhje me rinovimin. Robert është 34 vjeç, ai dëshiron të bëjë realitet ëndrrën e tij.

Bayerni e ka humbur si futbollist dhe si njeri… Ata thonë se kanë kontratë deri në 2023 me Lewandowskin? Sigurisht, ata mund ta mbajnë edhe një vit po të duan, por kjo është diçka që nuk do t’ua rekomandoja”, deklaroi menaxheri i goleadorit të njohur.

Share This Article