Agjenti i Xhakës konfirmon largimin e lojtarit nga Arsenali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjenti i mesfushorit shqiptar të Arsenalit Granit Xhaka, ka njoftuar se futbollisti ka arritur marrëveshje për të kaluar te Hertha Berlini në Gjermani.

27-vjeçarit iu hoq shiriti i kapitenit tek Arsenali muajin e shkuar. Tani ai është përfolur se do t’i bashkohet klubit gjerman në afatin kalimtar të janarit.

Edhe pse trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se është fans i madh i reprezentuesit zviceran, ai tashmë ka arritur marrëveshje me Herthan.

“Dua ta them sinqerisht, kemi marrëveshje me Herthan dhe ai dëshiron të kalojë në Berlin. U kemi thënë shefit të Arsenalit, Raul Sanllehit dhe drejtorit sportiv Edu Gaspar, si dhe trajnerit të ri Mikel Arteta. Arsenali është informuar për të gjithë hapat, lojtari dhe Herta janë të qartë. Është vetëm çështje e vlerës së transferimit, në marrëveshjen mes klubeve”, ka thënë agjenti Jose Noguera për “Blick”.

Share This Article