Për disa vite me radhë, Zinedine Zidane është lidhur me një kalim të mundshëm tek Manchester United dhe emri i tij është përmendur sërish mes pasigurisë për të ardhmen e Erik Ten Hag.
Ten Hag po lufton për ta shpëtuar karrierën e tij në ‘Old Trafford’ teksa ata pozicionohen momentalisht në pozitën e 14-të në Ligën Premier me dy fitore nga shtatë të mundshme.
Në fakt, shefat e Unitedit kanë mbajtur një takim shtatë orësh të martën për të diskutuar të ardhmen e Ten Hag me bashkëpronarin Sir Jim Ratcliffe që parashtroi tri pyetje ndaj pjesëmarrësve.
Për një të ardhme të afërt, Ten Hag me shumë gjasë do të jetë në stol për ndeshjen ndaj Brentfordit të shtunën, por kandidatë të tjerë potencialë po vazhdojnë të diskutohen duke përfshirë Thomas Tuchel.
Ai së fundmi është lidhur me kombëtaren e Francës, ani pse mediumi francez RMC Sport ka raportuar se Didier Deschamps nuk ka plane që të jap dorëheqjen.
Duke pasur në mendje këtë, Zidane më herët kishte hedhur poshtë mundësinë që të drejtonte ndonjë klub në Angli.
“A do të doja atë shkoja tek Manchester United? E kuptoj gjuhën angleze, por nuk jam plotësisht i rrjedhshëm”, ka thënë Zidane.
Tri vite pas këtyre komenteve, agjenti i Zidanes, Alain Migliaccio ka shpjeguar pse Zidanes nuk i shkon përshtati puna në Ligën Premier.
“Nuk e mendoj se ai do të drejtojë ndonjë klub në Angli. Nuk është stili i tij. E kam diskutuar këtë me të, nuk është një opsion atraktiv për të”, ka thënë Migliaccio.