ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 7 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 7 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 8 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 8 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

“Agresioni rus mbetet dështim”- Blinken e Stoltenberg paralajmërojnë një dimër të vështirë: Ata që vunë bast kundër NATO-së, kanë gabuar

albnews by albnews
29 November, 2023
in Bota
0
“Agresioni rus mbetet dështim”- Blinken e Stoltenberg paralajmërojnë një dimër të vështirë: Ata që vunë bast kundër NATO-së, kanë gabuar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministrat e Jashtëm të NATO-s i dhanë sot fund një takimi dy ditor në Bruksel ku u diskutua për mbështetjen për Ukrainën, sfidat më të ngutshme lidhur me sigurinë, si konflikti në Lindjen e Mesme, si dhe përgatitja për takimin e nivelit të lartë të aleancës në Uashington, me rastin e 75 vjetorit të NATO-s, vitin e ardhshëm. Sekretari amerikan i Shtetit Blinken dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg thanë se aleanca do të vazhdojë të mbështesë Kievin përballë agresionit rus.

Në një konferencë shtypi në kryeqytetin belg, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se aleanca ushtarake është më e bashkuar se kurrë më parë.

RelatedPosts

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

“Ndërsa takohemi sot këtu në Bruksel, për ata që vunë bast kundër NATO-s është vërtetuar qartë se kanë gabuar. NATO sot është më e madhe, më e fortë, më e bashkuar dhe më e aftë se kurrë”, tha ai.

Mbështja e aleancës për Ukrainën ishte pjesë e diskutimeve në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtarë të NATO-s.

“Përgjigja këtu sot në NATO është e qartë dhe e palëkundur. Ne duhet dhe do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, duke u siguruar që agresioni rus të mbetet një dështim strategjik. Kjo është po aq jetike sot sa dhe kur Kremlini nisi luftën pothuajse dy vite më parë”, tha ai.

Në të njëjtën linjë ishin edhe komentet e Sekretarit Stoltenberg, para takimit me ministrin e jashtëm të Ukrainës, duke theksuar se Ukraina po hedh një hap më pranë anëtarësimit.

“Ukraina po i afrohet gjithnjë e më shumë NATO-s. Të gjithë aleatët pajtohen se vendi do të bëhet anëtar i aleancës dhe ne duhet të diskutojmë mbi hapat e ardhshëm, mbi përpjekjet për reforma dhe se si NATO mund të mbështesë zbatimin e tyre”.

Ndërkohë zoti Jens Stoltenberg paralajmëroi për një dimër të vështirë përpara.

“Rusia ka grumbulluar rezerva të mëdha raketash përpara dimrit. Ne kemi parë përpjekje të reja për të goditur rrjetin elektrik dhe infrastrukturën energjetike të Ukrainës, për ta lënë atë në errësirë e në të ftohtë”

Ministrat e Jashtëm të NATO-s diskutuan edhe çështje si siguria në Ballkanin Perëndimor si dhe lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Shefi i NATO-s, iu përgjigjur dhe akuzave për standarde të dyfishta perëndimore, në trajtimin e konfliktit në Ukrainë me atë në Gazë.

Ai tha se ligji ndërkombëtar duhej të zbatohej në të gjitha konfliktet, por shtoi se dy luftërat ishin shumë të ndryshme. Zoti Stoltenberg tha Ukraina nuk kishte qenë kurrë një kërcënim për Rusinë, e se sulmi rus ndaj Ukrainës ishte një sulm i paprovokuar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result