Agron Duka: Duhet qeveri tranzitore, largimi i Ramës zgjidh krizën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe pse muaj më parë deklaroi se do të marrë pjesë në zgjedhje qoftë edhe si force e vetme opozitare, aktualiteti politik i krijuar pas djegieve të mandatave  ka ndikuar në qëndrimin e  Partisë Agrare Ambientaliste.

Agron Duka, thotë se ne 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, ndërsa sipas tij zgjidhe për ngërçin polik është vetëm largimi i Ramës.

“Në këto kushte zgjidhja e kësaj krize kërkohet tek mazhoranca dhe tek një individ, Edi Rama. Kërkesa e vazhdueshme është se nuk mund të shkojmë në zgjedhje parlamentare apo lokale me Edi Ramën kryeministër.”

Duka, sqaron deklaratat  ku u vetëofrua si kandidat për bashkinë e Durrësit kundër  Partisë Socialiste.

“Nuk është ndonjë dëshirë të cilën unë e aspiroj personalisht por nëse më kërkohet mund të bëj sakrificë, por kjo është temë jashtë realitetit. Tema kryesore është:Do ketë zgjedhje normale, do hyhet në zgjedhjet e qershorit me Edi Ramën? Unë them jo.”

 Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste,  thot  se opozita është e vendosur të vijoi protestat për largimin e Ramës, ndërsa sipas tij gjendjen e vështirë që  që po kalon vendi e   pasqyron edhe departamenti Amerikan i Shtetit.

Share This Article