Agron Shehaj: Duhet të ndërtojmë një opozitë të vërtetë ndryshe nga ajo e Lulzim Bashës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti demokrat Agron Shehaj, i cili është edhe një nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha në përplasjen e këtij të fundit me Lulzim Bashën, ka reaguar për situatën në të cilën ndodhet PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj shprehet se pakica që ka Basha kontrollohet nga Edi Rama, ndaj duhet ndërtuar një alternativë e re dhe një opozitë e vërtetë.

“Pakicën e Bashës tashmë e kontrollon plotësisht Edi Rama. Për disa, ky është fundi i opozitës, por kjo nuk është e vërtetë.

PD-ja nuk është as vula, as godina e kyçur dhe as karrigia e kryetarit. Partia Demokratike janë qytetarët e zakonshëm të këtij vendi, anëtare dhe votues, që nuk dorëzohen përballë padrejtësive dhe korrupsionit, që besojnë në lirinë dhe demokracinë që me aq mund e sollën vetë dikur.

Tashmë gjërat janë të qarta: Demokratët dhe të gjithë, tani dallojnë mirë nga një anë opozitën-fasadë dhe njerëzit e përdorur nga Rama dhe nga ana tjetër, opozitën e vërtetë dhe opozitarët që nuk shiten.

Tani, ne duhet të ndërtojmë një alternativë dhe opozitë të vërtetë, ndryshe nga Rama dhe kukulla e tij. Duhet dhe do t’ia dalim”, shkruan Shehaj.

Share This Article