Agron Shehaj pas verifikimit të firmave: 11 dhjetori legjitim, do marr pjesë në Kuvendin Kombëtar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i PD, Agron Shehaj pasi ka bërë verifikimin e firmave të delegatëve në selinë blu ka dalë në një deklaratë për mediat.

Në fjalën e tij Shehaj u shpreh se mbi 95% e demokratëve të degës së PD, të njësisë 7 dhe 5 kanë firmosur formularët për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

Deputeti tha se vetë ai do të jetë i pranishëm në Kuvendin e thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

Agron Shehaj: Sot komunikova me gjithë delegatë që kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor, fola me mbi 80% sepse një pjesë nuk u përgjigj. 98% e delegatëve konfirmuan se kanë firmosur formularin. Unë kam folur me më shumë se 100 delegatë. Janë 56% e delegatëve të degës 7 dhe 58% të degës 5. Këto tregojnë qartë që Kuvendi I datës 11 është legjitim dhe unë do shkojë, sepse jam i detyruar pasi përfaqësoj demokratët.

I pyetur nëse ka ndonjë përgjigje për PD që tha se Shehaj po bën ‘show’ mediatik, Shehaj ka refuzuar të japë një koment duke thënë se secili ka mendimin e tij. 

Agron Shehaj: Nuk kam asnjë koment, unë bëjë detyrën time. e pashë të arsyeshme të shkojë përtej mendimit tim apo bindjes time për të parë nëse janë apo nuk janë firmat, duke bërë një punë konkrete. Kush mendon se unë nuk bëj punën time është mendimi. Kush do të dijë të vijë ta shikojë të vërtetë.

Shehaj shtoi do të marrë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit pasi firmat janë të vërtetat. 

Agron Shehaj: Do të shkojë në Kuvendin e datës 11 dhjetorit pasi e verifikova vetë se numrat për të thirrur kuvendin janë të vërteta.

Share This Article