Agron Shehaj takon ambasadoren e SHBA, çfarë diskutuan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati për kreun e PD, Agron Shehaj është takuar pasditen e sotme me ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

Lajmi është bërë i ditur nga Shehaj përmes një postimi në rrjetet sociale. Kandidati për kreun e PD, shkruan se SHBA do e mbështesë gjithmonë PD, teksa shton se mbështetja e saj do të forcohet në të ardhmen.

“Sot paradite, me ftese te saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992. Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen”,-shkruan Shehaj.

Share This Article