ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Liderët evropiane dhe ata në Lindjen e Mesme pro planit të Trump për paqen në Gaza 2 hours ago
Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve 16 hours ago
Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren 20 hours ago
Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano 21 hours ago
‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në 21 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Arben Ahmetaj doli nga Shqipëria përmes Greqisë, pak orë para se Prokuroria të kërkonte arrestimin e tij

albnews by albnews
12 July, 2023
in Albania
0
Arben Ahmetaj doli nga Shqipëria përmes Greqisë, pak orë para se Prokuroria të kërkonte arrestimin e tij
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Zeri i Amerikes

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, për të cilin Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga parlamenti autorizimn për arrestimin e tij, rezulton të jetë larguar nga Shqipëria. Në mbledhjen e Këshillit të Mandatave të nisur sot pasdite në kryesinë e parlamentit, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë, njëri prej avokatëve të tij, Henrik Ligori, mësohet të ketë pohuar se zoti Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Zëri i Amerikës, ka konfirmuar përmes burimeve zyrtare se ai është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë, të premten paradite, pikërisht pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte parlamentit, shkresën për arrestimin.

RelatedPosts

Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare

PD kërkesë për interpelancë urgjente: Rama të japë sqarime për takimin në Aruba

Rama për nanoteknologjinë: Pres të punojmë me Akademinë e Shkencave dhe diktatorin e saj

Burime pranë autoriteteve shqiptare i thanë po ashtu Zërit të Amerikës, se më pas zoti Ahmetaj, ka prerë online një biletë avioni për në Itali, por që nuk e ka përdorur. Burime të tjera, të pakonfirmuara zyrtarisht, tregojnë se nga verifikimet e sinjalit të celularit të tij, momenti i fundit i vendndodhjes rezulton të ketë qenë Kanadaja.

Të njejtën hipotezë e ka shfaqur dhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Gamend Bardhi në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, kur ka pyetur për këtë, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, por pa marrë një përgjigje prej tij. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë të gjitha gjasat janë që largimi i tij të jetë përfundimtar, për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë.

Ish-zëvendëskryeministri, akuzohet për korrupsion, mosdeklarim apo fshehje të pasurisë si dhe për pastrim parash. Ndërsa ka mohuar publikisht njohjet me dy sipërmarrësit kryesorë që përfituan kontratat koncensionare në Elbasan, Fier e Tiranë, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, hetimet kanë zbuluar në të kundërtën lidhje të ngushta mes tyre, të shtrira ndër vite. Në të paktën 6 raste të cilat konsiderohen nga Prokuroria e Posaçme si akte korruptive, emrat e dy biznesmenëve rezultojnë të qëndrojnë pas blerjeve, nga ana e personave të tjerë, të katër apartamenteve dhe dy garazheve, të shitura nga zoti Ahmetaj më një vlerë prej 440 mijë eurove.

Po ashtu mbi 30 mijë euro janë shpenzuar prej Zotos dhe Mërtirit për të financuar udhëtime apo qëndrime në hotele të shtrenjta, të ish zëvendëskryeministrit apo njerëzve të afërt me të. Në dosjen e Prokurorisë, janë zbardhur komunikimet përmes postës elektronike me hotele të shtrenjta, në qytete të ndryshme të Europës, për prenotimin e qëndrimit në to, të zotit Ahmetaj, apo dhe personave të tjerë të afërt me të. Datat për të cilat janë bërë rezervimet, koncidojnë me udhëtimet jashtë vendit të ish zëvendëskryeministrit dhe kthimin në atdhe.

Në mars të këtij viti Prokuroria sekuestroi dy vila, një në Hamallaj dhe një tjetër në bregdetit jugor, në Palasë, në një nga komplekest me të shtrenjta. E para ishte në emër të bashkëjetueses së zotit Ahmetaj, dhe sërish në prapaskenë, sipas prokurorisë, qëndron sipërmarrësi Zoto. Ndërsa vila tjetër në Palasë, figuron në emrin e një shoqeje të ish-bashkëshortes së Ahmetaj, ndërsa porositësi fillestar rezulton sipërmarrësi Mond Bega. Prokuroria ka zbuluar faktet se si punimet për vilën ndiqeshin nga një studio e Interior design, me porosi të ish bashkëshortes, dhe se rasti konsiderohet si fshehje e pasurisë.

Transaksionet apo pagesat pas të cilave qëndrojnë dy biznesmenët cilësohen nga prokuroria si përfitime të parregullta, nga ana e zotit Ahmetaj, të cilat kanë shërbyer që t’i mundësojnë Zotos dhe Mërtirit lidhjen e kontratave koncensionare.

Në dokumentin dorëzuar nga Prokuroria në parlament renditen po ashtu dhe akte të shumta ligjore dhe vendime qeverie të propozuara nga zoti Ahmetaj në mbështetje të procedurave për të tre projektet e inceneratorëve. Gjë që sipas Prorkurorëve “tregon më së qarti se roli i tij ka qene i tillë që, përveçse nuk është bërë pengues, ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova, se është shpërblyer për çdo miratim të dhënë prej tij”, vlerëson Prokuroria e posaçme.

Faktet e paraqitura në dokumentin drejtuar parlamentin, ngrenë dyshime për implikimin e një rrethi të gjerë personash, privatë dhe funksionarë të shtetit, jo vetëm për rastin e Elbasanit dhe Fierit por dhe për inceneratorin e Tiranës, ku hetimet nuk janë mbyllur ende.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, është zhvilluar me dyer të mbyllura, në respekt të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për ruajtjen e sekretit hetimor. Pas katër orësh debate, mbledhja është mbyllur për të vijuar nesër, duke qenë se avokatët kërkuan kohë për t’u përgatiur pasi materiali i Prokurorisë është voluminoz.

Këshilli do të duhet të hartojë një raport në bazë të së cilit do të vendosë nëse do i hapë rrugën ose jo arrestimit. Socialistët nuk kanë patur asnjë reagim zyrtar për kërkesën e Prokurorisë, ndonëse bëhet fjalë për një emër i cili deri një vit më parë, shihej si një ndër figurat kyçe të qeverisë, por dhe të Partisë socialiste. Por në raste të ngjashme ata i janë përmbajtur pozicionit se nuk bëhen mburojë politike për askënd që duhet të ballafaqohet me drejtësinë, pavarësisht se në këtë rast, duket se zoti Ahmetaj ka zgjedhur një tjetë rrugë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Liderët evropiane dhe ata në Lindjen e Mesme pro planit të Trump për paqen në Gaza

Liderët evropiane dhe ata në Lindjen e Mesme pro planit të Trump për paqen në Gaza

30 September, 2025
Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve

Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve

29 September, 2025
Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren

Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren

29 September, 2025
Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

29 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result