Ahmetaj në kërkim ndërkombëtar, avokati ankimon masën e sigurisë ‘arrest në burg’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka ankimuar masën e marre në mungese ‘arrest me burg’. Avokati Henrik Ligori ishte ai që dorëzoi kërkesën ku kërkon shfuqizim të  vendimit të GJKKO.

Pak javë më parë, me 117 vota pro, asnjë kundër dhe 3 abstenim u votua pro kërkesës së SPAK për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj dhe kontrollin e banesës së tij, por absetenduan vetëm Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Me këtë vendim, Kuvendi heq imunitetin e Ahmetajt, por ky i fundit vijon ta mbajë mandatin e deputetit. Ahmetajt mund t’i hiqet mandati në rastin e vendimit të formës së prerë nga gjykata ose nëse ai jep dorëheqjen.

Arben Ahmetaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kunër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK për veprat penale: pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv; të lidhur me të ashtuquajturën afera e incineratorëve. Vetë Ahmetaj pretendon se nuk ka lidhje, por kërkon nga SPAK që të hetojë lidhur me sigurimin e fondeve, duke dhënë kështu detaje lidhur me ku duhet që të fokusohen hetimet./Dosja.al

Share This Article