Ahmeti: Besojmë se Bullgaria do të gjëjë forcën për të kapërcyer çështjet emocionale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në një deklaratë për “Kanal5”, tha se ai mbështet bashkëqytetarët e tij maqedonas në kontestin me Bullgarinë dhe shpreson se Bullgaria do të gjejë forcën për të kapërcyer çështjet emocionale.

“Ne mbështesim bashkëqytetarët tanë maqedonas në këtë proces shumë të rëndësishëm dhe mendoj se pala bullgare do të marrë parasysh në këto procese të rëndësishm. Besojmë se Bullgaria do të gjen forcë për të kapërcyer këto çështje emocionale, sepse nëse Ballkani hyn në histori, ne me të vërtetë do të duhet të ndërtojmë një Ballkan të ri. Është me interes të madh për ne që të mos e humbasim hapin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Ahmeti.

Share This Article