Ahmeti: Çdokush që kryen shërbim publik duhet t’i nënshtrohet vetingut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka zhvilluar takim me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Jose Luis Lozano Garcia, duke shprehur se do të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin në integrimin, por edhe sferën e ekonomisë, tregtisë, etj dhe kanë theksuar se nuk duhet të ndalojë deri në arritjen e qëllimit final.

Temë e bisedës mes dy bashkëbiseduesve ishte edhe vetingu i politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti theksoi se me anë të kësaj iniciative të nisur nga BDI e cila synon që të zgjerohet edhe më shumë me të vetmin qëllim pastërtinë e figurave në të gjitha sferat e jetës, pasi që secili që dëshiron të kryej shërbim publik duhet të nënshtrohet procesit të vetingut.

Ndryshe, u bisedua edhe për negociatat dhe raportin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Republikën e Bullgarisë.

Share This Article