ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra 23 minutes ago
Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën 33 minutes ago
Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale 47 minutes ago
VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima 50 minutes ago
Përdhunoi një vajzë shqiptare në Itali, ish-ylli brazilian i Milanit dhe i Realit thyen heshtjen nga qelia: Jetoj njësoj si… 59 minutes ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Ahmeti dhe Zaev bisedojnë për kandidatin për president

albnews by albnews
18 February, 2019
in Maqedonia
0
Ahmeti dhe Zaev bisedojnë për kandidatin për president
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

 Liderët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev, sot në Klubin e Deputetëve do të mbajnë takim lidhur me zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe mundësinë për paraqitje me kandidat të përbashkët konsensual.

“Nëse arrijmë marrëveshje, kuptohet, do të kërkojmë ta zgjerojmë mbështetjen, së pari me partitë e koalicionit, e më pas me grupe të tjera interesante, me qëllim që të formojmë shumicë sa më të madhe, sepse këtë e kërkon konsnesualiteti. Këtë koncept e kemi definuar si mbietik dhe mbipartiak, nuk është me rëndësi të parashikohet epilogu i kandidatit, përkatësisht përcaktimi etnik apo partiak i kandidatit”, thotë zëvendëskryeministri Bujar Osmani.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistë për RTK-në thotë se ai e ka zgjatur dorën për bashkëpunim me opozitën shqiptare për kandidat të përbashkët shqiptar, por për fat të keq, dy partitë opozitare e kanë refuzuar. Ai thekson se ka vullnet që të arrihet marrëveshje për kandidat konsensual për president në takimin e sotëm me partnerët e koalicionit, por kjo varet nga të dyja palët.

RelatedPosts

“Perandoria” mediatike nga Velesi në Floridë

Edhe Maqedonia do të prodhojë armë, kompania britanike do investojë 150 mln dollarë në industrinë ushtarake

Këta janë fituesit në komunat shqiptare në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Kundër kandidatit të përbashkët me BDI-në janë Aleanca për shqiptarët dhe BESA e Bilall Kasamit. BESA e Afrim Gashit ndërkaq ende nuk ka qëndrim, ndërsa PDSH-ja do ta mbështesë vetëm kandidatin e përbashkët të pushtetit.

Partitë nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM, në takimin që u mbajt mbrëmë, arritën pajtueshmëri për kandidat të përbashkët për president, siç thonë, në interes të të gjithë qytetarëve.

“Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në emër të Koalicionit, do t’i vazhdojë konsultimet me partitë nga blloku shqiptar në koalicionin qeveritar, si dhe me parti të tjera parlamentare dhe jashtëparlamentare, nga pushteti dhe opozita, rreth mundësisë që të vihet deri tek kandidati i përbashkët për president të shtetit, kandidat pas të cilit do të qëndrojnë qytetarët”, kumtoi LSDM pas takimit.

Konkursi i LSDM-së për paraqitje të kandidatëve për presdient të shtetit përfundon nesër, ndërsa kush do ta përfaqësojë partinë në pushtet në garën presidenciale do të dihet në kongresin e caktuar për më 3 mars. I vetmi i cili deri më tani ka parashtruar kandidaturë për president nga LSDM-ja është ish-ambasadori Gjorgji Filipov.

VMRO-DPMNE në kongresin partiak, që u mbajt të shtunën në Strugë e zgjodhi profesoreshën e Fakultetit Juridik në Shkup, Gordana Siljanovska Davkova për kandidat të tyre presidencial.

Zgjedhjet e gjashta presidenciale u shpallën nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi më 8 shkurt. Rrethi i parë zgjedhor është caktuar për më 21 prill, ndërsa rrethi i dytë do të mbahet më 5 maj./MIA/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

29 October, 2025
Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

29 October, 2025
Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale

Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale

29 October, 2025
VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima

VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima

29 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result