Ahmeti: Është e natyrshme dhe legjitime të ngjitemi edhe majave të shtetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

BDI fushatën zgjedhore e ka vazhduar në Urën e Gurit në Shkup. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se kërkesa për kryeministrin e parë shqiptar është e drejtë legjitime dhe se më 16 korrik do të bëhet realitet. Ahmeti ka shtuar se pas kryeministri, shqiptarët do të kërkojnë kryetarin e shtetit.

“Sigurisht që kërkesat tona dhe mundësitë tona nuk mund të përkufizohen deri te këto që kemi bërë deri tani. Është shumë e natyrshme dhe legjitime të ngjitemi edhe majave të shtetit. Sot kryeministrin, nesër kryetarin e shtetit sepse është vendi dhe shteti ynë”, tha Ali Ahmeti./Alsat/

Share This Article