Ahmeti: Është e pamundur të ndërrohet Kodi Zgjedhor para zgjedhjeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lideri i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas takimit që pati me kreun e opozitës Hristjan Mickoski, foli edhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku tha se ai nuk është dakord me ndryshimet vetëm 3 muaj para zgjedhjeve, sepse sipas tij, ndryshimet kërkojnë më shumë kohë.

“Është e pamundur të ndryshohet Kodi Zgjedhor para zgjedhjeve. Sepse jemi dhjetëra e dhjetëra parti të cilat që kanë mendime të ndryshme, prandaj nuk kemi tani komoditetin të flasim për ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Pas përfundimit të zgjedhjeve mund të debatojmë, të diskutojmë dhe të arrijmë deri te më e mira. Mendoj se kjo temë është hapur në një moment të papërshtatshëm”, tha Ahmeti./Alsat/

Share This Article