Ahmeti: Evropa është trazuar për gabimin historik me mos-çeljen e negociatave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtar i plotë në NATO, ndërsa, në nëntor ose në pranverën e ardhshme, do të debatohet dhe do të hapet negociatat për anëtarësim të vendit në BE.

Ahmeti i bëri këto komente gjatë Kuvendit zgjedhor në në Gostivar, ku theksoi se është trazuar e tërë Evropa për gabimin historik me mos-çeljen e negociatave dhe se ky është një proces i pashmangshëm.

Duke folur mbi kuvendet zgjedhore të cilat i zhvillon BDI, e të cilat janë nga fundi, Ahmeti drejtoi mesazh për ata që marrin pozita në parti: “Betejat e reja që vijnë duhet luftuar”.

“Gjithandej ku shkojë mbahen Kuvende që ua kanë zili të gjithë, kjo është vlerë, kulturë, patriotizëm e atdhetarizëm. Supë më supë, të gjithë bashkë të punojmë e të luftojmë në betejat e reja që na vijnë. Nuk do e kemi lehtë! Vijnë situata të cilat kërkojnë angazhim e trajtim, intelektual, energji të forta”. 

Share This Article