Ahmeti: Fitorja është e të gjithë qytetarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook, thotë se BDI i ka fituar zgjedhjet lokale.

Ai i falënderon të gjithë ata që e kanë ndihmuar BDI-në gjatë fushatës dhe gjatë ditës së djeshme.

“Bashkë ia dolëm edhe kësaj here dhe unë jam shumë mirënjohës e faleminderues për kontributin e secilit prej jush gjatë fushatës dhe ditës së djeshme.
BDI është e juaja, është proekt kombëtar ku hise kemi të gjithë dhe unë ju premtoj se asnjëherë nuk do të ju zhgënjej”.

“Përgjegjësinë që ma ngarkoni mbi supe me besimin tuaj e konsideroj si bekim dhe shtytje për të bërë edhe më shumë, edhe më mirë. Jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe çdo hap do ta ecim bashkarisht me të gjithë qytetarët. Kjo fitore është e juaja, e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti.

Share This Article