Ahmeti: Janë tejkaluar të gjitha dallimet në BDI

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Demokratik për Integrim të shtunën mbrëma ka mbajtur mbledhje të kryesisë qendrore me qëllim diskutimin mbi zhvillimet e fundit në ekzekutiv dhe brenda në parti, transmeton Portalb.mk.

Pas përfundimit të mbledhjes, nga BDI hedhin poshtë zërat për përçarje brenda partiake, duke i cilësuar ato si konspiracion në opinion.

Kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti me këtë rast ka thënë se takime të këtij niveli gjatë muajve të fundit nuk janë zhvilluar si rezultat i pandemisë COVID-19 dhe për këtë arsye ka pasur nevojë për debat e diskutim, me ç’rast sonte u sqaruan të gjitha dilemat dhe nuk i është lënë vend alibive të tjera.

“Nuk është çështje vendimesh, është një nevojë e kohës sepse vetë epidemia e shkaktuar nga COVID 19 e ka bërë të veten. Qëllimi ka qenë që opinioni të shoh drejtpërsëdrejti që Bashkimi Demokratik për Integrim është dhe do të jetë unik edhe më mirë i organizuar. Janë biseduar të gjitha çështjet, opinioni është i interesuar sepse ka pasur informacione të ndryshme në mungesë të takimeve për shkak të pandemisë, por i siguroj të gjithë se çdo gjë është sqaruar në këtë mbledhje. BDI është mirë e organizuar, sepse të gjithë ne jemi unik. Janë tejkaluar të gjitha dallimet mes nesh. BDI-ja është në binarët e duhur për të marrë përgjegjësi të reja. Nuk është biseduar as për një dorëheqje, por vetëm për përparime”, ka thënë  Ahmeti pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë qendrore të BDI-së.

Share This Article