Ahmeti komenton largimin e kuadrove të BDI-së nga puna nga ana e LSDM-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, për rokadat që ndodhin në Ministrin e Punëve të Brendshme, tha se nuk i ka informacionet e plota dhe se nuk mund të flas në detaje.

Ahmeti shton se në institucionet e sigurisë duhet të punojnë njerëz profesionist që të sigurojnë qytetarët në gjithë hapësirën e vendit.

“Nuk kam informacione të tilla dhe mendoj që nuk është në dobi as të partneritetit në qoftë se bëhet ndryshim politik apo partiak i kuadrove me rëndësi është që në institucionet e sigurisë të jenë njerëz profesionistë që bëjnë punën e tyre dhe që sigurojnë qytetarët në gjithë hapësirën e vendit. Informacionet nuk i kam të plota  dhe nuk mund të flas në detaje se çka është duke ndodhur. Por edhe nëse ka diçka ndonjë veprim të tillë nuk do të ishte në dobi të partneritetit”, deklaroi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Share This Article