Ahmeti: Morëm 100 mijë vota

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se partia e tij është fituese absolute e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Para turmës së mbështetësve dhe mediave, ai tha se kanë marrë mbi 100 mijë vota si dhe kanë siguruar 12 deputetë në Kuvendin e ri maqedonas.

Ahmeti tha se janë në rrugë të drejtë për mandatin e 13.

“Jemi fitues absolut të zgjedhjeve. Kemi siguruar 100 mijë vota dhe 12 mandate dhe jemi për mandatin e 13. Edhe njëherë do të doja nga zemra t’ju falënderoj dhe suksese se tashmë na presin detyra të mëdha”, deklaroi Ahmeti.

Kur janë numëruar mbi 90% të votave, BDI ka marrë rreth 12% të votave. Në nivel vendi, ata janë të tretët pas koalicionit “Mundemi” të LSDM dhe vendit të dytë VMRO-DPMNE.

Share This Article