Ahmeti: Palmer më thirri në telefon, e refuzova postin e kryeministrit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka treguar për herë të parë se Partia Socialdemokrate, kishte marrë ofertë për të hyrë në qeveri me LDK-në, si zëvendësim i AAK-së, nga ana e qeverisë amerikane, por të cilën e kishte refuzuar.

Ahmeti, në një rrëfim për Pressing, ka thënë se propozimin e kishte kundërshtuar edhe me mundësinë që ai të bëhej kryeministër.

Ai ka thënë se  Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, e kishte kontakuar përmes një telefonit në një të premte, ku i kishte kërkuar që ta fusë PSD-në në koalicion me LDK-në dhe të bëhet pjesë e Qeverisë.

“Na u bë një ofertë gatise prej qeverise amerikane që me zëvendësu AAK-në në qeverisje. Edhe me kushtin që të bëhem kryeministër, pata thënë jo. Më ka thirrë Matthew Palmer në një të premte dhe i thashë që nuk mundem me bartë përgjegjësinë e qeverisjes më këtë përkrahje”, ka thënë ai.

Kryetari Ahmeti ka thënë se Dardan Molliqaj ishte i mendimit që PSD duhej të futej në qeverisje.

“Molliqaj ka mendu që duhet me hy. Kështu lindën mospajtimet”

Si rezultat i këtyre mospajtimeve, humbjes në zgjedhje dhe idesë së shumicës në PSD që partia të marr drejtim të ri, Ahmeti tha se erdhi deri te dorëheqja e tij.

“Dy arsye, ma së pari që duhet me marrë përgjegjësi për rezultatin. Dy, kishte mospajtime brena PSD-së për  drejtimin që duhet me marrë. Unë mendova që nuk duhet të bëhem pengesë”, ka theksuar Ahmeti.

Share This Article