Ahmeti: Partnerët e koalicionit refuzojnë kategorikisht dorëheqjen e Zaevit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i integristëve Ali Ahmeti deklaroi sot se për partnerët e koalicionit qeveritarë njëzëri janë kundër dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev.

Ahmeti me këtë rast tha se përveç partnerëve të koalicionit ndërkombëtarë, dorëheqja e Zaevit kundërshtohet edhe nga komuniteti ndërkombëtarë.

“Nuk kemi kohë për të hyrë në negociata për riformatim të Qeverisë, apo për ndryshime në partneritet qeverisë. Gjërat janë në kuadër të normalitetit. Arsyeja e Zaevit është se tanimë e ka bërë dhe nuk mund të tërhiqet sepse ka të bëj me dinjitetin e tij. Por përball dinjitetit ai ka mos pajtueshmëri të madhe nga gjithë partnerët e koalicionit por edhe nga të gjithë komuniteti ndërkombëtarë, në veçanti nga Brukseli, Uashingtoni dhe NATO, të cilat presin që shteti të përparoj në drejtim të zbatimit të politikave që i ka”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ndryshe, ende nuk është i bërë ditur qëndrimi i Zaevit dhe LSDM-së për dorëheqjen e tij dhe për mandatar të ri.

Share This Article