Ahmeti: UÇK-ja ka qenë e drejtë, krerët e saj do ta dëshmojnë pastërtinë e luftës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar sot se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe se ish-krerët e saj do të kthehen ballëlartë nga Haga, dhe përfundimisht do të dëshmojnë luftën e pastër që bëri Kosova dhe populli i saj.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Klemenes Koja me të cilin biseduan rreth sfidave me pandeminë COVID-19 dhe rreth situatës së krijuar pas bllokimit të rrugës së anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në BE nga ana e Bullgarisë.

Ahmeti dhe Koja gjatë takimit nuk kanë anashkaluar rajonin si dhe situatën e krijuar pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj presidentit të Kosovës, kryetarit të parlamentit dhe disa ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ahmeti i ka përsëritur ambasadorit Koja se lufta e UÇK-së ka qenë luftë për liri, luftë e drejtë dhe se edhe të akuzuarit e fundit do të kthehen ballëlartë nga Haga dhe përfundimisht do të dëshmojnë luftën e pastër që ka bërë Kosova dhe populli i saj.

Në fund të këtij takimi, Ahmeti dhe Koja shprehën gatishmëri për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha segmentet të cilat janë nën kompetenca të OSBE.

Share This Article