ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike 5 minutes ago
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive 9 minutes ago
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune 13 minutes ago
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar 14 minutes ago
Krerët e shtetit nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA 15 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

AI, AJO DHE GRUAJA TJETËR: DASHURIA FATALE MIDIS ARISTOTEL ONASSIS DHE MARIA CALLAS

albnews by albnews
29 May, 2023
in Kulture
0
AI, AJO DHE GRUAJA TJETËR: DASHURIA FATALE MIDIS ARISTOTEL ONASSIS DHE MARIA CALLAS
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Bota është e mbushur me histori dashurie të përjetshme dhe të komplikuara, por pak mund të na emocionojnë si ajo mes Aristotel Onassis dhe Maria Callas; një dashuri pa fund të lumtur, por që ende jehon në kujtesën e të gjithëve.

Një marrëdhënie dërrmuese dhe fatale, një pasion i pashpjegueshëm që ka mbajtur të bashkuar përjetësisht këngëtaren legjendare të operës dhe pasanikun simpatik grek.

RelatedPosts

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

E papritur! Arrestohet ylli i “Breaking Bad”

Shikoni foto mahnitëse të Chappell Roan, Charli XCX dhe Doja Cat të nominuara për çmimin e fotografisë muzikore

Një dashuri, e tyrja, e cila edhe sot nuk pushon së magjepsuri pavarësisht nga vetëdija për praninë e një ekuilibri të pasigurt. Dhe të brishtë të prishur shumë lehtë nga ardhja e të tretës së pamirëpritur, vejushës Jackie Kennedy.

Një tragjedi moderne greke

Luksi i shfrenuar dhe ngritja drejt suksesit nuk shkojnë paralelisht me nevojën e dëshpëruar për dashurinë e saj, Hyjnores, zërin e pagabueshëm të operës e cila gjeti gjysmën e saj të përsosur të mollës, tek Aristotel Onassis.

Një fryt brenda të cilit, megjithatë, krimbi i tradhtisë zvarritet, por jo para një asgjësimi sentimental dhe emocional. Që ndodh gjatë lidhjes së sëmurë, të cilës Maria Callas iu përkushtua plotësisht.

Takimi i parë dhe obsesioni

Venecia 1957. Maria Callas është këngëtarja më e famshme në botë, kjo është periudha në të cilën ajo ecën nëpër skenat e teatrove anembanë globit. Duke interpretuar La Traviata, Anna Bolena dhe Tosca të Puccini.

Është i njëjti vit në të cilin gazetarja dhe shoqëruesja Elsa Maxwell e prezanton me pronarin grek të anijeve.

Të dy janë të martuar, por për Aristotel Onassis, Maria bëhet një obsesion i vërtetë. Pas takimit të parë, në fakt, fillon një vardisje e paturpshme ndaj këngëtares së operës.

Një natë pasioni dhe dashurie fatale

Në verën e vitit 1959, Onassis organizon një festë në bordin e Christina. Ishte një nga mega-jahtet më të mëdhenj dhe më luksozë në botë.

Grace Kelly dhe Princi Ranieri, Gianni dhe Marella Agnelli dhe Callas ndodheshin aty. Dhe pikërisht në atë rast Aristoteli e merr Marinë mënjanë për t’i rrëfyer dashurinë e tij: nga ai moment jeta e tyre do të ndryshojë përgjithmonë.

Mundimi dhe pasioni

Pasi la burrin dhe trazoi shoqërinë e kohës, këngëtarja e operës iu përkushtuar totalisht asaj marrëdhënieje duke bërë një zgjedhje drastike. Ajo do të linte karrierën për të mos u larguar kurrë nga “Floriri” i saj.

Ai, nga ana tjetër, nuk heq dorë nga asgjë:i premton gruas që do të martohet me të. Nuk e bënë kurrë .

Ardhja e Jackie Kennedy dhe fundi tragjik

Dhjetë vjet dashuri të pakushtëzuar dhe plot përkushtim. Ato, megjithatë, nuk janë gjë tjetër veçse një përrallë. Maria heq dorë nga gjithçka për Onassis pa përmbushur kurrë ëndrrën e saj më të madhe. Atë të martesës me dashurinë e jetës së saj.

Por pronari grek i anijeve nuk është i kënaqur me tradhtitë kundër Callas. Jo, ai bën më shumë: ai e lë për t’u martuar me vejën Kennedy.

Një martesë që tronditi të gjithë dhe që sigurisht nuk nxitej prej dashurisë. Lajm që e theu Hyjnoren në dysh dhe shënoi fillimin e rënies së ngadaltë të gruas. Ajo tërhiqet në apartamentin e saj parizian, nga jeta shoqërore fillimisht dhe nga skenat menjëherë më pas.

Goditja finale vjen me lajmin e vdekjes së të dashurit të saj Onassis. Duket se pavarësisht martesës me Jackie Kennedy, Aristoteli nuk ka pushuar kurrë së dashuruari dhe takuari këngëtaren në fshehtësi.

Pas kësaj, edhe Maria Callas vdes, në moshën vetëm 54 vjeç, e përkulur nga depresioni dhe një zemër e thyer për një ëndërr dashurie që nuk u realizua kurrë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

11 September, 2025
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

11 September, 2025
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

11 September, 2025
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result