“Ai bën gjithçka për të mbrojtur postin”, Imamoglu sulmon Erodganin nga salla e gjyqit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu ka mohuar akuzat për terrorizëm kundër tij, sipas një dokumenti gjyqësor të parë nga Reuters të mërkurën, pas arrestimit të tij më 19 mars, me akuza të dyshuara për korrupsion dhe terrorizëm.

“Unë shoh sot gjatë marrjes në pyetje se unë dhe kolegët e mi po përballemi me akuza dhe shpifje të paimagjinueshme”, ka thënë Imamoglu gjatë marrjes në pyetje në departamentin e antiterrorizmit të policisë, sipas dokumentit në fjalë.

Imamoglu është një figurë e shquar e opozitës dhe parashikohej të ishte sfiduesi i mundshëm i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e ardhshme, ndaj këtij të fundit i është drejtuar indirekt në deklaratën e tij para hetuesve.

“Këto shpifje do të kthehen pasi të godasin murin në zemrën e kombit tonë. Është e domosdoshme që vendi ynë të heqë qafe këtë mentalitet sa më shpejt të jetë e mundur, ai [dikush] mendon se ka të drejtë të bëjë gjithçka për të mbrojtur pozicionin [e tij]”, thotë Imamoglu, në një referencë për Erdogan.

Ndërkohë, në një deklaratë të lëshuar sot nga bashkia e Stambollit, që u shpërnda kur Imamoglu mbërriti së bashku me 89 të bashkëpandehurit, të cilët po udhëtonin me 14 furgona në gjykatë, dënoi arrestimin e tij.

“Akuzat joetike dhe të pabaza kundër meje, nga raportet e fabrikuara deri tek koha e hetimeve, kanë për qëllim minimin e reputacionit dhe besueshmërisë sime”, tha kryebashkiaku, sipas deklaratës.

Share This Article