“Ai është e vetmja shpresë”/ Elton Ilirjani ka gjetur djalin e Parashqevi Simakut?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tjetër lajm i mirë për këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Parshqevi Simaku. Pasi vendosi kontakte me vëllain dhe nipërit, biznesmeni Elton Ilirjani thotë se mendon se ka gjetur djalin e saj.

“Pavarësisht çdo zhurme, mendoj se kam gjetur djalin e Divës! Zoti është i madh! Djali është e vetmja shpresë! Falenderoj një shoqe të mrekullueshme që e dua shumë!”, shkruan Ilirjani në një postim në “Instastory”.

Parashqevi Simaku e cila ndodhej prej vitesh në Shtetet e Bashkuara kishte humbur kontaktet me familjarët e saj.

Ajo qëndronte si e pastrehe në të njëjtën rrugë ku kishte pasur kujtime me djalin e saj, me shpresën se do e rigjente. Largimi nga djali ishte shkak edhe i destabilitetit të saj emocional apo psikologjik.

Share This Article