Albania
“Ai është një përbindësh!” Rrëfehet miku i vrasësit të Ilaria Sulës: Ja çfarë më bëri të dyshoja
Vrasja e 23-vjeçares Ilaria Sula nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson, ka marrë përmasa edhe më të errëta, ndërsa dëshmi të reja po dalin në dritë. Një nga dëshmitarët kyç, Maher Abouzeid, mik i afërt i Samsonit, ka treguar për sjelljet e çuditshme dhe të dyshimta të këtij të fundit në ditët që pasuan ngjarjen tragjike të ndodhur mes 25 dhe 26 marsit në Romë. Sipas tij Marku është një përbindësh.
“Marku nuk ishte tip agresiv, as xheloz. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë një mizori të tillë. Ai është një përbindësh, e përsëris. Gjithmonë e kam menduar si një djalë inteligjent, por të kesh këtë ftohtësi është e frikshme. Më duket sikur jam në një film horror. Por nuk kam asgjë për të fshehur”, thotë miku i tij.
Abouzeid shpjegon se e pa Markun një ditë pas vdekjes së Ilarias. Ky i fundit kishte dorën e fryrë dhe të lënduar, por e justifikoi duke thënë se ishte përleshur me dy djem, diçka që më vonë rezultoi të ishte gënjeshtër. Sipas mikut të tij, Marku ishte fillimisht i tronditur, por më pas u kthye në sjelljen e tij normale: qeshte, këndonte dhe kërkonte shoqëri femrash.
“Kur e pashë atë natë, dora e tij ishte e fryrë, e kuqe dhe e dhimbshme. Ai mbërriti në makinën e tij rreth mesnatës. Aty ishte edhe një djalë tjetër. E pyetëm se çfarë kishte ndodhur. Ai na tha se një natë më parë ishte përleshur me dy djem, jashtë shtëpisë së Ilarias. Por ishte një gënjeshtër. Ishte vetëm fillimi i gënjeshtrës së tij. Në fillim ishte i menduar, dukej i tronditur. Por mendova se ishte për shkak të ndarjes me të. Më pas ai u kthye në të njëjtin Mark. Ai që e kisha njohur gjithmonë. Ai qeshte, bënte shaka, këndoi. Patëm një natë dhe morëm dy turiste. Qëndruam me to deri në tre të mëngjesit. Nuk e imagjinoja dot që Ilaria kishte vdekur”, vijon shoku i tij.
Por sjellja që ngjalli dyshime serioze tek Abouzeid, ishte se Marku nuk pranoi të largohej nga makina e tij as për disa orë.
“I sugjerova Markut të linim makinën dhe të shkonim së bashku në shtëpi, sepse duhej të flinte në shtëpinë time – por ai nuk pranoi. Nuk donte ta linte pa mbikëqyrje, as për disa orë. Ishte një reagim i çuditshëm. Ai dukej i tmerruar nga ideja e ndarjes me të. Nuk dua ta mendoj që ishte trupi i Ilarias në të”.
I riu u takua sërish me Markun më 31 mars. Atë ditë, thotë Abouzeid, Samsoni ishte më i heshtur se zakonisht: “U përpoqa ta bëja të fliste. Mendova se po ndihej keq për të gjithë situatën. Ai më tregoi për denoncimin e zhdukjes, për prindërit e Ilarias, për reagimin e babait të saj, i cili i tronditur në komisariat, , e qëlloi me shuplakë dhe e pyeti nëse e dinte ku ishte vajza e tij dhe për nënën e saj, e cila me lot e pyeti: “Më thuaj që nuk di gjë, se nuk ishe ti”. Ai spekuloi se ajo kishte ikur me dikë që e kishte takuar në chat. Ai po luante bllofin. Dhe në mëngjes, kur ishim në shtëpinë time, ai ishte mbyllur në tualet dhe në atë moment në profilin e Ilarias në Instagram u shfaq një histori e re, ku shkruhej: ‘Jam mirë dhe i falënderoj të gjithë’. Në të njëjtën kohë, ai më tregoi edhe për një letër, për të cilën pretendonte se ishte shkruar nga ajo, e dorëzuar gjatë takimit të tyre të fundit. Një letër e çuditshme, jashtë gjuhës së saj. Ajo tha se donte të largohej, por se e donte atë. Një tjetër e çuditshme e asaj dite ishte një frazë që ai përsëriste shpesh dhe që më ngeli në mendje: ‘Kam frikë nga policia’. Atë mbrëmje na ndaloi një patrullë për një kontroll rutinë, por ai ishte jashtëzakonisht i në siklet. Vazhdonte të shikonte pas. Më pas ditët pas zbulimit të trupit dhe arrestimit. Bota ime u shpërbë”.
Ndërkohë, raportime nga Fanpage.it zbulojnë se Mark Samson ka kontaktuar disa vajza në Instagram para dhe pas vrasjes, përfshirë një mesazh më 27 mars. Kjo sjellje ka shtuar dyshimet për ftohtësinë dhe mungesën e pendesës nga ana e tij.
“Më 22 mars, Marku shkroi një mesazh në një faqe në Instagram që synonte të njihte njerëz të rinj, duke pyetur se kush dëshiron të pinte kafe me të. Më pëlqeu postimi dhe më pas folëm privatisht. Një bisedë e shkurtër që më pas nuk u kthye në një takim siç donte ai”, shpjegon vajza.
“Së pari, unë nuk jam një burrë i dobët, jam shumë i ftohtë. Po kaloj një kohë të ndyrë. A doni të bisedoni? S’ka lidhje, mos u shqetëso”, është një nga mesazhet që dyshohet se i ka dërguar Marku të resë. Mesazhi i fundit për vajzën, i cili mbeti pa përgjigje, daton në datën 27 mars: “Ciao, a je akoma jashtë?”. “Mund të kisha hipur në atë makinë ku ka transportuar trupin e ish-të dashurës disa ditë më vonë, nuk e mendoj dot”, komenton e reja. Sipas Fanpage.it, ajo nuk është e vetmja që është kontaktuar nga Marku para dhe pas vdekjes së Sulës, qoftë edhe me kërkesa për t’u takuar.
Albania
Pagat e mjekëve dhe infermierëve, 135 euro më shumë për bluzat e bardha
Bluzat e bardha janë rikthyer sërish në vëmendjen e qeverisë. Në konferencën e fundvitit, kryeministri Rama njoftoi se do të ketë rritje pagash për mjekët dhe infermierët, duke thënë se paga parashikohet të rritet me 135 euro në muaj, sipas kategorive ndërsa do të përfshihet edhe njohja e vjetërsisë në punë dhe vlerësimi i saj në skemën e pagesës.
Por, kjo nuk është hera e parë që mjekët dhe infermierët kthehen në vëmendjen e qeverisë.
Në vitin 2017, për mjekët e urgjencës, reanimacionit, etj, paga u rrit me 18,000 lekë/muaj, ndërsa për infermierët dhe teknikët e laboratorit në urgjencë, pagat u rritën me 12 mijë lekë/muaj.
Ndërkaq, për mjekun e parë në qendrat spitalore universitare, pagat u rritën me 6,000–8,000 lekë për dhe 5,600–7,600 lekë për mjekun e dytë.
Një tjetër rritje prej 5% i aplikua në vitin 2018.
Në 2021, si mbështetje për pandeminë Covid-19, pagat e mjekëve dhe infermierëve u rritën me 40%, p.sh. paga mesatare bruto e infermierëve shkoi nga 50,890 lekë në 65,700 lekë.
Ngaa 1 korriku 2022 u aplikua rritja e paralajmëruar me 6%, ndërsa në 2023 u pasua me një tjetër rritje të komunikuar me 7%.
Në 2024, qeveria miratoi një paketë tjetër me efekt nga 1 korriku 2024, që u shoqërua me riformatim të skemës së pagave, duke shfuqizuar edhe skemën e vjetër të vitit 2011.
Këto ndryshime janë prezantuar në vite, si pjesë e masave për forcimin e sistemit shëndetësor dhe mbajtjen e burimeve njerëzore në shërbim, në një periudhë kur Shqipëria është përballur me presion të vazhdueshëm mbi stafet, sidomos në specialitete dhe shërbime kyçe.
Albania
Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, rritet vjetërsia në punë për burrat
Teksa skema e pensioneve pritet të rishikohet, me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë, sipas ndryshimeve që hynë në fuqi në janar të vitit 2015. Reforma e ndërmarrë 11 vite më parë parashikoi një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit.
Kështu, gjatë këtij viti një grua duhet të jetë 62 vjeç, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension. Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë.
Por, ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë. Kjo do të thotë se, nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data 1 janar 2026 duhet të ketë 39 vjet. E njëjta logjikë vlen edhe për gratë, të cilave paralelisht me moshën u rriten edhe vitet e vjetërsisë në punë. Referuar legjislacionit në fuqi, rritja graduale e vjetërsisë ndikon drejtpërdrejt në masën e pensionit të pleqërisë, duke qenë se është një prej përbërësve të formulës për përllogaritjen e tij. Sipas formulës, pensioni përbëhet nga një shumë bazë, që është e barabartë me pensionin social, shumëzim vitet e sigurimit që ka çdo person, pjesëtim vitet e vjetërsisë në punë.
Mosha e daljes në pension, në vitin 2026
Burra 65 vjeç
Gra 62 vjeç
Vjetërsia në punë
Viti 2025 38 vjet e 8 muaj
Viti 2026 39 vjet
Albania
Mbërrin në Rinas dhurata “VIP” e Erdogan për Ramën dhe qeverinë shqiptare
Qeveria e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, ka vendosur që ti bëjë një dhuratë (avion), kryeministrit shqiptar Edi Rama. Më herët u raportua se ky avion i jepet qeverisë shqiptare në kuadër të një marrëveshjeje bilaterale dhurimi.
Sipas dokumentit të siguruar nga WebLajm, bëhet fjalë për një avion, modeli A319-115J – 1002, i cili mësohet se prej 29 dhjetorit 2025 Avioni i dhuruar nga Qeveria e Turqisë për Qeverinë Shqiptare është parkuar në Rinas. Siç është bërë me dije më herët, avioni është dorëzuar pa asnjë detyrim financiar nga ana e palës përfituese, ndërsa Turqia ka mbuluar kostot e transferimit.
Të dhënat e avionit: Airbus A319-115J, me moshë 26.4 vite, është njo model i prodhuar më datë 14.8.1999, regjistruar në fluturim në shkurt të vitit 2000. Sipas mediave turke, avioni i konfiguruar për përdorim qeveritar ka një vlerë prej 11.9 milionë dollarë. Avioni, i regjistruar me kodin TC-GVC, me numër serial 1002 dhe i prodhuar në shkurt të vitit 2000, mbetet i certifikuar për operime fluturimi.
Marrëveshjes së firmosur mes dy qeverive e përkatësisht nga pala jonë, Ministri i Mbeojties Pirro Vengu, parashikon:
-Pronësia e avionit i kalon plotësisht shtetit shqiptar
-Shqipëria merr përsipër kostot e mirëmbajtjes, operimit dhe sigurimit
-Avioni duhet të sigurohet sipas standardeve ndërkombëtare të aviacionit
-Përdorimi i tij parashikohet për qëllime zyrtare shtetërore
Sipas qeverisë turke kjo është “pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjet diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve”. Marrëveshja bilaterale thekson se dhurimi synon të përforcojë “marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë” mes Turqisë dhe Shqipërisë, të vendosura fillimisht në kuadër të Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 1992, me të dyja palët që shprehin dëshirën për t’i forcuar më tej këto lidhje përmes bashkëpunimit teknik dhe në fushën e mbrojtjes.
Marrëveshja pasqyron angazhimin e përbashkët të dy vendeve për të thelluar partneritetet institucionale në aviacionin civil, logjistikën e mbrojtjes dhe sektorë të tjerë strategjikë, ndërsa shërben gjithashtu si një gjest simbolik i mbështetjes së Turqisë për zhvillimin rajonal dhe përpjekjet e integrimit të Shqipërisë, thuhet në të.
-
Albania4 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
Albania6 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK6 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania1 week agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK1 week agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports6 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK4 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
