“Ai ishte afër Juventusit”/ Matthaus tregon se si Tuchel ishte afër Zonjës së Vjetër para se Bayern të ndërhynte

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lothar Matthaus zbulon se ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ishte ‘pranë bashkimit me Juventusin përpara se Bayern Munich të vihej në panik dhe ta afronte para një muaji.

Tuchel e kishte nisur sezonin në Chelsea, duke iu bashkuar klubit në janar 2021, përpara se të shkarkohej në shtator 2022.

Ish-trajneri i Borussia Dortmund dhe Paris Saint-Germain nuk mbeti pa punë për një kohë të gjatë, pasi Bayern Munich shkarkoi Julian Nagelsmann për të sjellë Tuchelin më 25 mars.

Sipas Matthaus, ky vendim u nxitua në një masë të madhe për shkak të konkurrencës nga Juventusi.

“Tuchel ishte afër bashkimit me Juventusin dhe Bayern po nervozohej. Tuchel ishte i lirë dhe Bayern nuk besonte 100 për qind te Nagelsmann. Ata nuk mund të prisnin, kështu që vendosën ta bënin më herët”.

“Sinqerisht mendova se ishte një shaka kur dëgjova se kishin shkarkuar Nagelsmannin, por nuk ishte ende 1 prilli”, ka thënë Matthaus për Goal.com.

Tuchel me të vërtetë ishte lidhur me Juventusin në janar, por për gjermanin kishte interesim edhe nga Tottenham.

Share This Article