Ai mburrej me të, qeveria amerikane i shet Martin Shkrelit albumin 2 mln$ të Wu-Tang Clan: S’ka më borxhe

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Albumi i papublikuar i Wu-Tang Clan që sipërmarrësi i “Pharma Bro” Martin Shkreli e humb pasi u dënua për mashtrim, u shit të martën.

Vlera e shitjes nuk u bë publike, por prokurorët e çështjes thanë se  shuma ishte e mjaftueshme për të mbyllur pjesën tjetër të borxhit prej 7.4 milion$ që i riu me origjinë shqiptare i ka shtetit amerikan pas dënimit në vitin 2018.

Sipërmarrësi dikur mburrej se kishte paguar 2 milion dollarë në 2015 për të marrë në duart e tij albumin me 31 këngë, që Wu-Tang Clan kaloi gjashtë vjet duke krijuar.

Më pas Shkreli e nxori albumin për shitje online, ku oferta fillestare ishte pak më shumë se një milion dollarë. Por ai u burgos për mashtrim para se të përfundonte shitja.

Albumi ishte i paketuar në një kuti argjendi dhe nikeli të punuar me dorë, i cili përfshin një libër me 174 faqe të mbështjella me lëkurë – për t’u parë si një pjesë e artit bashkëkohor.

“Me shitjen e sotme të këtij albumi, pagesa e tij ndaj shtetit është e plotë,”-tha avokati Jacquelyn M Kasulis.

Po ashtu autoritetet thanë se kontrata e shitjes për albumin përmbante një dispozitë konfidencialiteti që mbron informacionin në lidhje me blerësin dhe çmimin.

38-vjeçari Martin Shkreli pritet të lirohet në tetor 2022 pas vuajtjes së një dënimi me 7 vite në burg. 

Ai u procedua penalisht pasi fitoi famë në 2015 kur rriti me 5,000% çmimin e Daraprim, një ilaç më parë i lirë që përdoret për të trajtuar toksoplazmozën, një infeksion parazitar që mund të jetë fatal për njerëzit me virusin e AIDS ose ndonjë tjetër çrregullimi në sistemin imunitar.

Share This Article