ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë 8 hours ago
Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës 8 hours ago
Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri 8 hours ago
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA 8 hours ago
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 14 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ai shesh i protestës është Ukraina në Shqipëri

albnews by albnews
15 March, 2022
in Albania, Opinion
0
Ai shesh i protestës është Ukraina në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

T’i bashkohesh akuzës së Edi Ramës se të gjithë qytetarët që marrin pjesë në protestën kundër rritjes së çmimeve janë pro luftës së Putinit që po vret qytetarë të pafajshëm dhe po gjymton shpirtra fëmijësh, do të thotë se je i/e spiropalizuar në katror, pasi përdor dhimbjen e njerëzve të pafajshëm për të përligjur dhimbjen që Edi Rama i shkakton popullit të tij.

RelatedPosts

“Korrupsioni prek të gjitha institucionet”/ Altin Dumani nga Durrësi: Kemi vënë para ligjit edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar! Një gjyqtar në organizatë kriminale

14 krime për 2 vite/ GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixhekun dhe të penduarin, Artan Tafani

Kapen katër grabitësit e varreve Ilire në Selcë

Askush që i thotë vetes njeri nuk mund t’i gëzohet një lufte dhe madje, as ta mbështesë atë. As kosovarët që e kanë provuar në vetë të parë traumën e luftës nuk e mbështesin Putinin, ndonëse Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Pse nuk e mbështesin?!

Sepse vdekja e ukrainasve nuk i risjell në jetë viktimat e genocidit serb dhe as e shuan dhimbjen e shpirtrave të mbetur gjallë në Kosovë. Të ngrihesh e të akuzosh e të etiketosh shqiptarët që janë në vështirësi të skajshme ekonomike se mbështesin Putinin do të thotë se je i/e spiropalizuar në katror.

Ai shesh është Ukraina në Shqipëri. Nëse ukrainasit po largohen nga vendi i tyre nga lufta, shqiptarët po largohen nga Shqipëria nga skamja, nga pasiguria dhe nga mungesa e drejtësisë në vend.

Askund nuk gjendet e drejta, meritokracia, apo mirëqenia dhe njeriu ndihet aq i lodhur sa bën gati valixhet dhe zhduket nga sytë këmbët, pasi i duket vetja shumë i vogël përballë poshtërsisë dhe perversitetit të sektit rilindas. 500.000 shqiptarë të larguar për tetë vite.

Përtej skamjes për një pjesë, është edhe pasiguria për të rritur fëmijët në këtë vend nga ana tjetër. Tragjikja është se nuk bëjnë gati valixhet veç të papunët, por edhe ata individë që mund të kenë një standard krejt të rehatshëm ekonomik, por nuk duan t’i rrisin fëmijët në këtë moçal. Kanë frikë se ingranazhi i këtij moçali do të gëlltisë fëmijët e tyre dhe detyrohen të lënë gjithçka kanë në këtë vend, për të rifilluar jetën diku gjetkë.

Prindër që përcjellin fëmijët e tyre në aeroporte sa të mbushin 18 vjeç. Prindër që u thonë fëmijëve: Ik e mos u kthe! Ndërto jetën tënde atje. Mos e kthe kokën prapa.!

Prindër që futen në kredi për t’u mundësuar arsimimin fëmijëve në Evropë. Prindër që punojnë nga mëngjesi në darkë për t’i mbajtur larg fëmijët nga ky vend.

Disa kohë më pare dentisti im më tha: E largova tim bir nga ky vend, sepse do të ishte i paaftë të ndërtonte jetën e tij këtu. E kam mësuar të mos gënjejë e të mos mashtrojë kënd. Sapo i dhurova një qytetar Evropës dhe sapo humba mundësinë për të jetuar pranë tim biri.

Post Scriptum- E pra, ti grua dhe ti burrë që protestuesit i quan pro Putinit, nuk je gjë tjetër veçse një qënie e spiropalizuar në katror dhe një qënie e spiropalizuar në katror meriton veçse shprehjen e Senekës e cila në ligjëratë të drejtë thotë: Ka shumë njerëz të gjallë të cilët meritojnë që në portën e shtëpisë t’u shkruash- Ky njeri ka vdekur prej kohësh.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

13 December, 2025
Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

13 December, 2025
Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

13 December, 2025
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result