Aida Dërguti: Nuk do të jem në listën për deputetë të asnjë partie

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputetja e PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Aida Dërguti, ka njoftuar se nuk do të jetë në listën zgjedhore të asnjë partie.

Dërguti përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk do të kandidojë për deputete, por vota e saj do të jetë për kandidatët e PSD-së.

“Në këtë kohë aderimesh nëpër parti e lista zgjedhore, kur rëndom shumica e fillojnë angazhimin politik, më duhet të ju njohtoj se nuk do të jem pjesë e asnje liste zgjedhore. Për të shmangur çdo spekulim mediatik, vota ime do të shkojë për kandidatët e PSD-së”, ka shkruar Dërguti.

Ajo ka thënë se edhe sa ishte në Vetëvendosje më shumë ka qenë e angazhuar jashtë sesa brenda institucioneve.

“Poashtu, edhe në Lëvizjen VETËVENDOSJE! më gjatë kam qenë e angazhuar jashtë institucioneve (që nga vitit 2005) sesa brenda institucioneve (që nga viti 2014). Në momentet kur nuk kam qenë mjaftueshëm e bindur, (siç ka ndodhur që nga përfundimi i luftës e deri më 2005) edhepse zhvillimet politike i kam përcjellur me vëmendje, nuk jam angazhuar”, ka thënë Dërguti.

Ish-deputetja ka thënë se kësaj radhe do t’i bashkohet popullit. 

Share This Article