Kompania “Airbus” publikoi sot një humbje neto prej 481 milionë eurosh në tremujorin e parë, kundrejt një fitimi neto prej 40 milionë eurosh një vit më parë, duke u shprehur se kishte konstatuar efektet e epidemisë së koronavirusit në llogaritë e saj.
Përfitimet e saj u ulën me 15,2% në tremujorin e parë të vitit, me 10,6 miliardë euro duke reflektuar kështu mjedisin e vështirë që ka prekur tregun e aviacionit tregtar.
Në këtë periudhë, kompania evropiane e avionëve ka shitur 40 avionë më pak se vitin e kaluar për shkak të pandemisë.